Raporti i KE, Vasili: Rekomandimet që s’hapën kurrë negociatat

Bora Basholli

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar sot raportin e publikuar nga Komsioni Europian.. Përmes një postimi në rrjetin social Vasili nuk kursen ironinë drejtuar Mogherinit dhe Hahn, ku edhe i falenderon për rekomandimet që nuk hapën kurrë negociatat.

Ndër të tjera, Vasili komenton edhe situatën aktuale të vendit ndërsa rendit që një pjesë e mirë e institucioneve të vendit janë në kolaps total.

Mogerini dhe Hanh ju faleminderit për rekomandimet,qe nuk hapën kurrë negociatat!?

Ne konferencën melankolike,te nje lamtumire pa lavdi Mogerini dhe Hanh folën për rekomandimin e radhës dhe për reformën në drejtësi ne Shqipëri e për suksesin e saj te “papare” të kësaj reforme.

Është vendi për ti “falenderuar” pa fund për ketë vlerësim sepse vërtet i papare ishte suksesi i saj i madh i reformes ne drejtesi sepse:

-Shqipëria nuk ka as Gjykate Kushtetuese,

-nuk ka as Gjykate te Lartë,

-nuk ka as Inspektor te përgjithshme të drejte sise,

-ka një Veting me dy standarte të demaskuar edhe nga organizmat jo qeveritare,

-ka anëtare te vete komisioneve te Vetingut qe janë pa asnjë integritet e te kompromentuar

-ka mbi 50% te anëtareve te KLGJ dhe KLP me standarte shume të ulta, që rrënojne imazhin e drejtësisë së “re”.

-te gjithë anëtaret e KLGJ dhe KLP te refuzuar nga ONM u miratuan nga rilindja

-qe mbi 63% e shqiptareve nuk kane me besim te kjo reforme.

Këto arritje te një reforme ne drejtësi te abortuar i “meritojnë” levdatat e Mogerinit dhe Hanh.

Edhe një falenderim përfundimtar.

Faleminderit Mogerinit dhe Hanh për rekomandimet e përvitshme,por qe nuk na i hapen asnjë here negociatat për anetarësim”-shkruan Vasili.

 

b.b/dita

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *