Haradinaj merr raportin e KE-së: Pa marrëveshje me Serbinë, s’hiqet taksa

Edona Llukacaj

Kyeministri Ramush Haradinaj ka pritur në një takim zyrtar shefen e Zyrës së BE-së, në Kosovë, Nataliya Apostolova. Në këtë takim, Apostolova i ka dorëzuar kryeministrit të Kosovës  raportin e Komisioni Evropian për vitin 2019 për Kosovën, shkruan Oranews.

Në raport Haradinajt iu kërkua edhe njëherë heqja e taksës. Pas takimit me Apostolovën Haradinaj përsëriti se nëse nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë, taksa nuk do të hiqet.

Së bashku me ministren Dhurata Hoxha e pranuam raportin për vitin 2019. Në javën që vjen kemi rënë dakord me ministren për ta ftuar Këshillin Ndërministror për Integrime Evropian për ta analizuar raportin. Është raport me të nxjerra të përziera, ka kritika edhe për taksën. Ne mendojmë qe është koha që të deklarohet edhe Serbia edhe Kosova nëse jemi të gatshëm për një marrëveshje. Nëse nuk ka marrëveshje, vazhdon gjendja ekzistuese”.

 

e.ll./dita

Share This Article
2 Comments
  • Prokurorja komuniste e Zhivkovit te Bullgarise Apostolova i meson Ramushit Demokracine e BE-se me urdher nga komunistja Mogherini

    HAJDE ESTRADE BOLSHEVIKE ME KAZACOK PREJ MOSKE HAJDE

    Thuaj o Ramush kesaj Prokurore te Bullgarise Komuniste si Spartak Braho i Edvinit

    T’I BEJE TE FALA HAJDUTES VLLAHUTINI QE U LARGUA NGA SHQYPNIA ME 5 MELEONE EURO NGA TAKSAPAGUESIT E BE

  • Europa po i thote te verteten,Serbise ndoshta i intereson status quo,taksa e Haradinaj eshte ne vend numuro.I jep justifikim Serbise per mos njohjen e metejshme te Kosoves

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *