Komisioni Parlamentar i Veprimtarive Prodhuese votoi pro nismës ligjore të firmosur nga 37.500 zgjedhës për ndryshimin e Kodit Penal ku vrasja e kafshëve shtëpiake, keqtrajtimi, robërimi i tyre, organizimi i ndeshjeve mes kafshëve dhe kryerja e eksperimenteve do të konsiderohet krim.
Dënimet për vrasje të kafshëve shtëpiake mund të shkojnë deri në dy vite, po kaq është dënimi për organizatorët e ndeshjeve me kafshë dhe pronaret e tyre, ndërsa për eksperimentet 3 vite.
Gjithashtu në ndryshimet që do të bëhen në Kodin Penal të gjitha dënimet do të shoqërohen me gjobë deri në 10 mijë dollarë. Tashmë cështja do të kalojë në Komisionin e Ligjeve.
b.b/dita

Po per shpendet nuk keni mendu.
Ju lutemi te mos baheni te njeanshem si me njerzit.
Ndersa nese je ne qeveri dhe vret njerez, asnje dite burg!
Po per delet, qingjat, deshet, kecat, dhite, cjepet, vicat, meshqerat, lopet demat, qete, derat, gicat, dosat nuk eshte gjynah t’i therim e t’i hame me shije.
Kur te shihni qe keta 35000 firmetare nuk do te hane mish atehere ligjin miratoheni vetem per ta. Ne te tjeret qe duam te hame mish nuk e duam kete ligj
Dmth po vrame politikanet tane maksimumi 2 vjet hame? C’presim?