Një kështjellë ku jetohet pa paguar qera

J L

Në shtetin Indian të Rajasthan-it, për më tepër se 800 vite, mijëra familje kanë jetuar brenda një kështjelle gjigande mes shkretëtirës.

E ndërtuar në vitin 1156, kështjella ranore Jaisalmer, e rrethuar me tre mure të lartë, 4 porta të mëdha në të gjitha anët e kështjellës, si dhe 99 kulla që përdoreshin për tanket, duket si të ishte një “kështjellë prej floriri”.

Ky vend është më tepër se sa një vendndodhje arkitekturale, historike, pasi 800 vite pas ndërtimit të saj, 2,000-4,000 banorë jetonin brenda këtyre mureve të kështjellës , pa paguar asgjë.

Kjo tokë u dha nga mbreti i asaj kohe dhe në këmbim, banorët duhet t‘i shërbenin mbretërisë së tij.

Sot, Jaisalmer është një ndërtesë antike në Indi që shërben si monument dhe jetesa vazhdon të jetë njësoj si të ishin në shekullin XXI.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *