Përçarjet e qeverisë dhe opozitës në Shqipëri mbi raport-progresin

Elena Tase

Opozita dhe qeveria në Shqipëri kanë qëndrime të kundërta për raport-progresin e KE. Qeveria e premt me entuziazëm, ndërsa opozita me skepticizëm.

Rekomandimi pozitiv, pa kushte, i Komisionit Europian, (KE) të mërkurën (29.05.2019), drejtuar Këshillit Europian të BE, për të hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë, është pritur me entuziazëm nga qeveria dhe skeptizicëm nga opozita, e cila parashikon madje refuzimin.

Ky është i treti rekomandim që jep për Shqipërië KE, duke filluar nga viti 2017. Ambasadori i BE, Luigi Soreca, e konsideroi të mërkurën rekomandimin e këtij viti, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, “një gur kilometrik shumë të rëndësishëm, të arritur nga Shqipëria”.

Për Ramën, KE dha rekomandimin sepse “Shqipëria ka bërë me përpikmëri të gjitha detyrat e shtëpisë. Komisioni ka konfirmuar progres dhe bazuar në fakte, shifra dhe analiza ka rekomanduar përsëri hapjen zyrtare të negociatave,” tha kryemnistri në konferencën për shtyp.

Por opozita jashtë sistemit politik, që hoqi dorë nga mandatet parlamentare në shkurtin e kaluar dhe që atëhere vazhdon protestat në rrugë dhe sheshe për të larguar kryeministrin Rama dhe rrëzuar qeverinë e tij, të akuzuar prej saj për korrupsion dhe lidhje me krimin, mendon ndryshe.

Berisha, ish-lideri i Partisë Demokratike, (PD) shkruan në median sociale se “Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet e kërkuara. Këshilli Europian do të votojë për hapjen e negociatave kur ato të plotësohen, diku nga fundi i vitit 2020, për të mos thënë edhe më vonë”.

Ndërsa Basha, lideri aktual i PD, shprehu të mërkurën bindjen se “Këshilli Europian do të votojë në qershor për moshapjen e negociatave me Shqipërinë.

Ky është një lajm ndëshkimi për çdo shqiptar, ndëshkim i pamerituar që ka një fajtor, një emër, Edi Ramën dhe qeverinë e tij antievropiane,” tha Basha.

Të njëjtin qëndim mban edhe Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI),  që është bashkuar me të djathtën opozitare. Klajda Gjosha, ish-deputete e kësaj partie dhe ish-ministre e Integrimit Europian, vuri në dukje se “sot për sot janë katër shtete anëtare të pozicionuara qartë në votën kundër”.

e.t./dita

Share This Article
2 Comments
  • Then hapur ,

    ktu kemi te bejme me nji fenomet tashme te njohur ne Histirn e Shqiperise .

    Gjithmon ka nji Sekt ne Shqiperi qe lufton kunder

    vlerave Europiane e ngritjen e nji Shteti te tipit Europian

    ne Shqiperi , duke filluar qysh nga Shteti i pare Shqiptare qe u ngrit ne 1912 –

    ardhja e Princit Gjerman Vid si Mbret ne Shqiperi

    per te ndertuar strukturat e institucionet e Shteit Europian ,

    nga njera ane pro Shqiperise dhe afrimit te saj me Europen me Kulturen Europiane

    dhe anen tjeter pro qendrimit ne nji shoqerie e shteti

    ose pseudo shtet , me tokat e te cilei ushqente urine e Shteteve qe na rrethonin ,

    pra nji mentalitet fedalo-mesjetare me shume funderina qe qelbin fort Historine e popullit Shqiptare

    qe nga Haxhi Qamili e deri ke Esad P Toptani

    qe vazhdon pastan me mbretin e vebdosur nga Serbia

    me dhune ne kry te vendit zogun e rropsive ,

    etj etj etj duke vazhduar me Ballistet e Zogjistet ne LIIB

    e sot me pseudoPartite Politike Opozita sot pd -lsi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *