Kisha e Shën Kollit, në fshatin Shelcan të Elbasanit do t’i nënshtrohet restaurimit pas evidentimit dhe dokumentimit të problematikave nga ana e specialistëve të Institutit të Monumenteve të Kulturës.
Specialistët kanë kryer një inspektim në ku kanë evidentuar probleme si nga ana strukturore, ashtu dhe degradime të materialeve.
Nga ndërtesa e vjetër në këtë Kishë, më e rëndësishme mbetet veshja e brendshme me afresket e piktorëve të mesjetës Onufri dhe Kostandin Shpataraku.
Kisha e Shën Kollit në Shelcan përbën një nga tipologjitë e para ndërtimore të arkitekturës pasbizantine në Shqipëri dhe riparimi i fundit është bërë në vitin 1988 ku u bë restaurimi i gungës dhe hajatit por mbeti pa rindërtuar këmbanorja.
Kisha është njënefshe me hajate të vona, sot të zbuluara, nga jugu dhe perëndimi. Kisha është me dysheme me pllaka guri të çrregullta, ndërsa është e mbuluar me çati me kapriata pa tavan, restaurim i vitit 1969. Naosi ndahet nga ambienti i altarit nga një iconostas prej muri të pikturuar. Ai ka dyer, një në qendër dhe një në anën veriore.
Me përjashtim të murit lindor të kishës, muret e tjera janë të suvatuara, kështu që nuk dallohet teknika e ndërtimit të tyre.
Vizitori gjen në ikonat e Onufrit të pikturuar nën maskë shenjtorësh banorë të trevave të shpatit gjë që shprehet me gjallërinë dhe sytë shprehës të të pikturave, me të kuqen karakteristike të Onufrit.
Kisha e Shën Kollit vazhdon të konsiderohet si një “perlë” e ardhur nga lashtësia dhe që duhet mbrojtur nga çdo dëmtim. Është edhe ky interesim i banorëve që kjo kishë relativisht e lashtë vazhdon të qëndrojë në këmbë për t’i shërbyer besimtarëve dhe turistëve të shumtë.
e.t./dita

Shtepite poshte kishes i ka marre erozioni i ka hedhur ne hale gjithe investimin e katundareve.
Sepse katundaret ne 91 degjuan djallin qe i frynte ne vesh:-Prisni pyllin siper fshatit,prishni kanalet kulluese,se jane komuniste i ka ndertuar enveri.
Budallejte prene pyllin dhe fshati u ca ne dysh,Shtepite u shkermoqen,Rruga automobilistike Elb-Gjinar u rrezua e gjithe.
Zoti madh dhe i verte e mbajti shpaten e tij te rende vetem pak metra poshte Kishes,sepse aty ka pikturuar Onufri,rob i perunjur i Zotit,qe ka shkruar keto fjale ne murin mbi porten e brendshme te kishes,ne 1554:-Me permend dhe mua Onufrin,protopape i Neokastres,rob i perkushtuar i zotit,qe pikturoi kete kishe…
Dhe Zoti fshataret hajdute dhe shkaterrues te vetes vet i denoi:shtepite ua shembi,,shkollen ua shembi,rrugen ua shembi,por Onufrin e madh e ruajti.
Por ligesi e fshatarit shqiptar nuk njeh kufi.
Ate qe nuk e beri zoti e bene carrojt e ketyre fshatareve ne kishe te Valshit ca km matane kesaj kishe.
Ata moren kazma dhe sopate dhe 2-3 vjet me pare shkaterruan afresket e Onufrit.
Perendia u prefte kokat,duart ashtu si prene ata me sopata me hanxhare shenjtoret e Onufrit!
Kisha dyshime se udhezimet per prishjen e ketyre thesareve te kishave te vjetra shqiptare i jipte patrikana greke e janullatosit,qe nuk ka investuar asnje kacidhe per kishat e tradites shqiptare,perkundrazi eshte interesuar t zhduke nga faqja e dheut.
Dy miq te mij ne Pashtresh me garantuan se kjo ishte veper e vendasve,me fjale te urta,si flasin fshataret e kesaj zone:-Po nuk pati kallauz hajduti,nuk hyn dot ne fshat!
Sakte “Demo”…