Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar progres-raportin për Shqipërinë. Sipas saj është një arsye më shumë që opozita dhe qytetarët të mos tërhiqen nga kauza e tyre.
Në një status në rrjetin social, Kryemadhi tha se Shqipëria do ta fitojë integrimin kur të largohet njeriu që e mban peng atë.
Statusi i plotë
Progres Raporti i Shqipërisë është një arsye më shumë për opozitën dhe gjithë qytetarët shqiptarë të mos tërhiqen në kauzën e tyre, të drejtën legjitime ku vlerat europiane fillojnë me votën e lirë dhe mundësinë për të zgjedhur!
Rekomandimi pozitiv është pjesë e statusit të Shqipërisë që prej vitit 2016 dhe askush nuk e mendonte 3 vite më parë, se ne do të endeshim kaq gjatë, në pritjen e pafundme të çeljes së negociatave dhe zvarritjes në keqqeverisje të një qeverie që është dehur nga pushteti!
E vlerësoj këtë raport më shumë se çdo raport tjetër, pasi më në fund risjell në vëmendje shtyllën kryesore të ekzistencës së një shteti, ekonominë. Në fund të fundit integrim do të thotë një ekonomi më e fortë dhe më konkurrente, do të thotë më shumë investime dhe vende pune.
Por vizioni i cunguar i një artisti nuk mundet kurrë të kuptojë nevojën ulëritëse që ka çdo familje shqiptare për të ndjerë siguri, për të ushqyer fëmijët e për t’i dhënë frymëmarrje biznesit.
Për të dhe qeverinë e tij, koncesionet dhe PPP janë e vetmja alternativë, për të falimentuar shqiptarët dhe për të pastruar paratë e pista.
Unë jam e bindur se të gjithë bashkë do ta fitojmë integrimin, kur të largojmë një herë e mirë, atë që sot mban peng këtë aspiratë të madhe, atë që mban peng të ardhmen e të rinjve tanë.
LSI ka qenë dhe mbetet partia e integrimit europian. Historia e ka bërë tashmë atë pjesë të pandarë të këtij procesi që në arsyen pse u krijua, në liberalizimin e vizave dhe në statusin e vendit kandidat.
Ne mbetemi të vendosur t’i japim vendit mundësinë e çeljes së negociatave, por jo në partneritet me krimin, por vetëm me shqiptarët!
Era e ndryshimit është shumë pranë dhe bashkë me të, edhe Shqipëria Europiane!
b.b/dita

Ju 1/2 e LSI dhe 1/3 e PD, nuk jeni opozita rele.Ju nuk keni as force politike e as nivel,sepse Rama me PS ka mbi 51% te Sovranit,RRuga e dh una e juaj nuk ka force ta ndroon Ramen,Ju vetem po perbaltni shtetin dhe popukllin, qe e keni edhe qllim te vetem,per ta penguar integrimin dhe zhibvlimin e proceseve nderkombetare.
hahahhahahahhaha
mbylleni ne spital kte psikopaten more se la nam
para gjithe botes
Mona, ti e di mire se kush kishte nevoje per te kriminalizuar zgjedhjet e zgjedhesit: pikerisht ai sekti yt me emrin LSI. Ka nje logjike Mona: si PD, edhe PS e kane nje elektorat historik dhe s’kane shume nevoje te blejne e te shesin zgjedhes e zgjedhje.
Perkundrazi, Mona, Leshelia jote nuk e kish, nuk e ka dhe nuk do kete kurre nje elektorat te saj, por vetem mercenare. Kaq e thjeshte Mona. Hapur Mona. Thuaju shqiptareve te kunderten Mona. Me ze te larte Mona.
Sigurisht qe vendi yne, ashtu si kroacia, do te futet ne be vetem kur te arrestohen kriminelet dhe hajdutet e ketij vendi, duke fillaur me berishen e vazhduar me liken, monen e bashen, etj.