Komisioni Europian ka kritikuar sërish qeverinë në lidhje me projektet Partneritet Privat-Publik.
Në raportin e fundit theksohet se projekte të tilla mbartin risqe fiskale për ekonominë. Edhe ekspertët e shohin me shqetësim këtë situatë dhe sugjerojnë për më shumë transparencë.
Adrian Civici deklaron se në Shqipëri nuk ka një plan konkret për kontratat PPP të cilat janë një borxh.
Komisioni Evropian i kërkon qeverisë Edi Rama të bëjë kujdes me koncesionet Partneritet Privat-Publik. Edhe pse në raport theksohet se vendi ka pasur rritje pozitive ekonomike, këto projekte shihen si një risk fiskal ndërsa borxhi publik, i cili është në nivelin 67.3% vlerësohet i lartë.
Në raportin ku rekomandohet hapja e negociatave për Shqipërinë thuhet ndër të tjera se pjesa më e madhe e kontratave PPP janë përzgjedhur në bazën e ofertave të pa kërkuara, çka redukton konkurrencën në prokurime.
Ekspertët e ekonomisë argumentojnë se me këto nisma po cënohet qëndrueshmëria ekonomike e vendit madje
“Është mungesa e planeve konkrete përsa i përket fizibilitetit të tyre. Na mungon një hartë e investimeve strategjike që ka nevojë vendi që pastaj ta ballafaqojmë këtë nëse kjo korrespondon me PPP”.
Civici kërkon prej qeverisë të bëjë transparencë për këto nisma duke i konsideruar një borxh të shtuar.
“Në vetvete po e anulove është borxh publik, pavarësisht nga mënyra si interpretohet. Nëse nuk i vëmë emrin borxh, është detyrim buxhetor për tu shlyer në vitet në vazhdim”
Shqetësim në lidhje me projektet PPP kanë ngritur edhe institucione ndërkombëtare financiare si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Edhe pse është kaluar në komisione ligji i cili ndalon ofertat e pa-kërkuara për PPP-të për infrastrukturë ende nuk është miratuar.
b.b/dita

281 miljon euro per 30 km,rruge!!!!
Ky kujton se eshte kryeminister i BE,i SHBA dhe Kines.
Ky s`ka minister ekonomie,qe ti tregoje sa taxa mblidhen nga 500 mije shqiptare qe punojne,se 2 miljon jane gjithe e gjithe.
Or po tregoni budallit se na mori ne qafe,s`po shohim dite te bardhe!
Ehu, po Rama po vjedh me te ater duart ,
Ky langaraq Kryeminster per vete vjedh me qindra milione dolalre,
nderkaq shqiptaret po I rjep te gjalle me taksa t e larta
Dhe tani ben edhe shenjtorin ky hajdiut,se nepermjet te shoqes ka se ku I con parate e vjedhura
Dhe prite ndonje dite, lkur te vendose takes edhe per te dhjere ,
Eshte krijesa me e lige qe ka ardhru ne krye te Shqiperise
Civici – nje butak i fryre nga parate e UET dhe Cilit dhe qe e dredh andej nga shkon era. Ne raportin e KE kishte vetem nje rresht per PPP dhe ju te DITA-s qe jeni bere si gazeta e Rakipllarit botoni si artikull.
Po ti ku e pe raportin apo punon ne ministri?