Soreca me Bashën/ I dorëzon raportin e KE për negociatat

Bora Basholli

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në këtë takim, Soreca ka dorëzuar dhe raportin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave.

Zyrtarisht takimi ishte thjesht për të dorëzuar raportin. Biseda mes tyre ka zgjatur rreth 90 minuta ku me shumë mundësi do të jetë diskutuar dhe mbi krizën politike që ka përfshirë Shqipërinë prej muajsh.

Ambasadori i BE, Soreca në disa raste ka bërë thirrje që palët të ulen për të gjetur një zgjidhje midis tyre. Por megjithatë pas takimit, ai dhe kreu i selisë blu nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për mediat.

 

b.b/dita

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *