Presidenti Van der Bellen ka bërë publike emrin që do të jetë kancelar i përkohshme i Austrisë pas largimit të Sebastian Kurz,i cili nuk u votëbesua nga parlamenti. Ajo është Brigitte Bierlein dhe do të jetë gruaja e parë që mban këtë post në Austri. Bierlein do të shërbejë si kancelare deri në përfundimin e zgjedhjeve të parakohshme në shtator.
Bierlein, një prej gjykatësve kushtetues dhe njëkohësisht kreu i gjykatës kushtetuese, do të bëhet gruaja e parë që do ta udhëheqë vendin.
Bierlein do të ngarkohet me mbledhjen e një kabineti të mbështetur nga parlamenti dhe me mbikëqyrjen e një qeverie të përkohshmë derisa zgjedhjet e reja të mbahen në shtator.
Në një deklaratë të përbashkët me Van der Bellen, Bierlein theksoi se ajo “pranoi të marrë përsipër këtë detyrë për të mirën e Austrisë”, duke thënë se kjo ishte edhe përgjegjesia e saj politike.
Bierlein gjithashtu e falënderoi presidentin për besimin e tij në aftësitë e saj, duke thënë, “Unë do të bëj gjithçka mundem për ta merituar besimin tuaj”.
Ajo vuri në dukje se detyra më e rëndësishme e qeverisë së saj do të ishte qetësimi i situatës aktuale politike dhe ndërtimi i besimit të ndërsjellë midis partive, bën me dije Dita duke cituar mediat ndërkombëtare.
e.ll./dita
