Pasditen e së enjtes, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe dy zyrtarë të tjerë të policisë në veri të vendit. Origjina e tyre nuk ka qenë pjesë e njoftimit zyrtar të policise së Kosovës.
Sipas këtij njoftimi, edhe këto dy arrestime janë ndërrmarrë në kuadër të operacionit “Kontrabanda,” që shënjestron një rrjet korruptiv në Kosovë.
Pas një hetimi disa mujorë, Inspektoriati Policor i Kosovës dhe PK-së në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës kanë arritur në konkluzionin se ka mjaftueshëm dyshim të bazuar të përfshirjes së disa zyrtarëve policorë dhe të disa qytetarëve në vepra penale si “pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal”, “kontrabandë me mallra”, “keqpërdorim i pozitës zyrtare”, “dhënie ryshfeti” dhe “tregti e ndaluar”.
e.ll./dita
