Zbulohet magjia e Herri Poterit

Edona Llukacaj

J.K Rouling, autorja e Herri Poterit, ka njoftuar se muajin e ardhshëm do të publikojë katër libra të shkurtër mbi historinë e magjisë në romanet e Herri Poterit.

Rouling deklaroi se librat për momentin do të jenë vetëm në versionin digjital dhe do të publikohen nga shtëpia botuese Pottermore, që i përket vetë autores Rouling.

Librat janë modeluar sipas programit shkollor të Herri Poterit në Hoguart. Sipas autores, librat do të eksplorojnë folklorin dhe magjinë që është në zemër të Herri Poterit, kështu fansat e Herrit do të kenë më shumë informacion rreth botës së magjstarëve të Rouling.

Shtëpia botuese Pottermore deklaroi se librat u inspiruan nga libri audio “Një histori magjie,” që është një libër shoqërues i ekspozitës të Biblotekës Britanike në të njëjtën temë.

Katër librat e shkurtër digjital, gjithashtu do të përmbajnë shënime, dorëshkrime, dhe skica që do të hedhin dritë mbi historinë e vërtetë të magjisë më qartësisht, raporton Dita, duke iu referuar mediave britanike.

e.ll./dita

Share This Article
3 Comments
  • Jo vetem ne Albanistan ka magjistare,qe mashtrojne miletin me dokrra chek-upi dhe fusin ne xhep miljarda.
    Kjo mashtrusja United Kingdomit ka 30 vjet qe infekton femijet e gjithe botes me fantazma mesjetare dhe ne vend qe ta rrasin brenda per demtimin e intelektit te miljona femijve,E SHPERBLEJNE.

    • demo,

      asgje sot nuk ka te bej me rastesi ,

      gjithcka funxionon sipas nji politike te caktuar .

      miljoneret e botes e duan tashme shoqerine te tille ,

      te merret me idiotizma ,duke e shtyre qellimsht derjt idiotizmave ,
      fantazive te semura te halucinacioneve te nji te marre ;

      qe nuk i afrojne femijeve edukaten njerzore me kulturen njerezore e cila i orineton ata ne jeten qe pason ,
      per te cilen femijet kaq aq shume nevoje sot ,

      duke i futur ne nji Bote Fantazie i ardhur nga Koktej Drogash .
      Dhe paralel me kto ben punen e saj Media (kazani toxik )
      qe helmon jovetem me plehra toxike trurin e njeriut ,
      dhe i largon me fake lajme ,
      ose lajme qe rradikalizojne shoqerine degjenrojne ate e bejne ate te dhumeshme ,

      duke e larguar ate nga Realiteti !

      Pra sot ,behet nji politike skllaverimi kudo e me cdo mjet .
      Kapitalisti mulitmujorderr s’do sot konkurence ,njerez inteligjente sepse neser i rrezikohet Kapitali ,
      ne cdo kenveshtrim .
      Dhe e njejta loje behet nga Politika e cila varferon .traumatizon ,duke e mbajtur gjithmon ne konflikte dhune , injoron qellimishte cdo te drejte te popullit,

      qe kta Politikane me pasurite e vjedhura te shtetit ,
      te jene te perjetshem dhe pasurine ta trashigojne perjetsishte mos ti hyj asgje ne kembe.

      Pra jane politika te Botes qe sot do te kultivoje idiote kudo por edhe Diktatore ne vende me popuj naive

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *