Shpallen fajtorë vrasësit e Edmond Preçit në Angli

Edona Llukacaj

Shtatë persona janë shpallur fajtorë për vrasje dhe përfshirje në vrasje në lidhje me rastin e sulmit ndaj Edmond Jonuzit,  i njohur si Edmond Preçi, i cili u vra në moshën 35 vjeçare. Vrasja e tij ka ndodhur më 9 qershor 2018, në veri të Londrës. Në sulmin ndaj shqiptarit, që u godit me thikë, vëllai i tij, Erald Preçi pësoi lëndime në tru dhe iu thye kafka.

Bilal Mumin, 20 vjeç, u shpall fajtor për vrasjen e Preçit të martën, ndërsa gjashtë personat e tjerë u shpallën fajtorë për përfshirje në vrasje dhe shkaktimin e trazirave të dhunshme.

Sipas deklaratave të dhënë ne media nga zyrtarët e policisë, të gjithë të rinjtë e përfshirë në këtë krim e njihnin njëri-tjetrin dhe të gjithë ishin, gjithashtu, të përfshirë në çështje droge. Ata besonin se “zotëronin” zonën.

Dy vëllezërit, u kërcënuan nga grupi kur ata po largohoshin nga një darkë me kushërinjtë e tyre. Aty ka filluar një grindje që është përshkallëzuar në një “sulm jo proporcional të njëanshëm”. Jonuzi pësoi 19 lëndime të ndryshme në trup, duke përfshirë edhe një plagë vdekjeprurëse në zemër.

Nëna e vëllezërve Dava Preçi e cila nuk e pati të mundur të shkojë në Mbretërinë e Bashkuar për të ndjekur gjyqin nga afër, deklaroi se më 9 qershor të viti të shkuar bota e saj kishte ndryshuar përgjithmonë, duke e lënë të thyer dhe të zbrazët brenda vetes.

“Më ka mbetur të imagjinoj imazhet e dhunës dhe dhimbjes që djemtë e mi kaluan. Nuk mund të fle në paqe”, tha gruaja për BBC.

Dita e dënimit përfundimtar të sulmuesve nuk është caktuar ende.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *