Eksperti amerikan: Turp për ty Brnabiç, gjithë bota e di se kush janë shqiptarët

J L

Eksperti amerikan Alon Ben-Meir ka reaguar fort ndaj deklaratës së kryeministres serbe, Ana Brnabiç, e cila tha se zyrtarët e Kosovës kanë kanë dalë prej malit dhe një pjesë janë edhe terroristë.

Eksperti Ben-Meir ka publikuar fotot e personaliteteve shqiptare, si Shën Tereza, Majlinda Kelmendi, Dua Lipa, Rita Ora, Granit Xhaka, dhe i ka dërguar këtë mesazh kryeministres serbe: Këto janë për të të kujtuar se kush janë shqiptarët, për ato fjalë që the se kanë dalë nga pylli. Turp për ju! ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Por, më herët në Facebook, Ben-Meir e kishte cilësuar edhe raciste këtë deklaratë. “Është zhgënjyese të shohësh politikanët e rinj serbë në Beograd me të njejtin diskurs politik si regjimi i Millosheviçit. Federica Mogherini duhet të reagojë”.


j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Falenderime te perzemerta e me shpirt, Ekspertit amerikan Alon Ben-Meir ne mbeshtetje per cilesit e karakteri e per krenarin e kombit Shqiptare.
    Asht ky komb qe mori ne mbrojtje Hebrejt qe perndriqeshin nga nazizmi racist njisoj si ju sot me ishi kriminlin Sllobodan Milloshevic.Miku i Berishes.
    Asht fatkeqesi e plantit e jo ma e Ballkanit qe ekziston nji race rraciste krimineli Serbe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *