Një varr misterioz në Irlandë, më i lashtë se piramidat

Elena Tase

Më i vjetër se Stounhenxh e se piramidat e Gizës, varri Njugrejnxh në Irlandë mban po aq mistere sa këto struktura të famshme.

Kompleksi i Njugrejnxhit është ndërtuar rreth 3200 vite para erës sonë. Megjithatë, njerëzit modernë e zbuluan vetëm në vitin 1699, kur një pronar toke donte të bënte gërmime për të nxjerrë gurë.

Bëhet fjalë për një strukturë rrethore, me një tunel prej guri brenda, dhe me dhoma anash.  Arkeologët  e kanë quajtur si “varr kalimi”.

Shumica e mbetjeve njerëzore janë trupa të djegur, dhe pranë tyre kanë gjetur sfera prej guri, në formë dekorimi, si dhe rruaza.

Struktura është ngritur me 200 mijë tonë gurë
Struktura mbahet nga 97 blloqe gurësh, disa prej të cilëve janë dekoruar
Gurët kanë ardhur nga zona aty parni, por ka shkëmbinj graniti dhe kuarci të transportuar nga larg
Hyrja ka skulptura të rëndësishme, nga arritjet më të mëdha të artit neolitik në Europë
Skica e kalimit
Në disa gurë ka gdhendje kelte

 

e.t./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *