Javën e kaluar anglezët dhe futbollisti i Arsenal, Jack Wilshere thanë se vetëm njerëzit e lindur në Angli mund të luajnë për kombëtaren angleze.
Kjo pasoi një debat rreth futbollistit shqiptar, Adnan Januzaj, i cili mund të luajë për përfaqësuesen angleze duke filluar nga viti 2018, pas pesë vjet qëndrimi në Angli.
Por pjesë e kësaj temë, u bë menjëherë edhe fituesi i medaljeve olimpike, i linduri në Somali, por që garon për Anglinë, Mo Farah. “Unë mendoj se në rastin tim situata është krejtësisht ndryshe, sepse unë jam rritur në Britani dhe gjithçka e kam realizuar këtu. Kur unë garoj për vendin tim, jam shumë krenar.”
Megjithatë, Farah shtoi se atij nuk i pëlqen kur atletë të tjerë ndryshojnë vendin që përfaqësojnë.
“Ka njerëz të cilët ndryshojnë nënshtetësinë. Ka djem kenian, të cilët vitin e kaluar apo dy vjet më parë kanë garuar për Kenian dhe pastaj kanë konkuruar me ngjyrat e Katarit apo Bahreinit dhe vend të tjera. Po, me këtë jam i pakënaqur”- theksoi Farah
