“70 vite në 7 ditë”

Bora Basholli

Duke nisur nga e hëna e deri në fund te javës, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave organizon “Javën e Arkivave të Hapura” në kuadër të 70-vjetorit të themelimit të këtij institucioni.

Gjatë këtyre ditëve, vizitorët do të mund të shohin proceset e punës që kryhen në Arkivin Qendror Shtetëror, nga sektori i vend-ruajtjes, përpunimit, mikrofilmimi, digjitalizimi dhe restaurimi i dokumenteve arkivore. Po ashtu do të mund të shohin nga afër Kodikët dhe fermanët, mes të cilëve edhe Kodikët e Beratit, që përbëjnë trashëgiminë më të vyer tonë Kulturore Kombëtare dhe që është shfaqur rrallë herë në publik”, thotë Elsa Saka, përgjegjëse e promovimit dhe komunikimit në DPA.

Të gjithë që kanë dëshirë të shohin sallën e studimit, laboratorin e restaurimit, vend-ruajtjet dhe çdo mjedis tjetër i DPA-së, sidomos nxënësit e studentët, mund të shfrytëzojnë këtë mundësi në Javën e Arkivave të Hapura.

Gjatë një deklarate të dhënë për median,  Elsa Saka, përgjegjëse e promovimit dhe komunikimit, u bëri thirrje të gjitha shkollave dhe universiteteve që të kontaktojnë paraprakisht për vizita gjatë këtyre ditëve, në mënyrë që të krijohen të gjitha mundësitë dhe hapësirat e njohjes nga afër me këto procese, veçanërisht për të rinjtë.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *