4 persona kanë humbur jetën në Ukrainën perëndimore.
Bilanci i rëndë erdhi pasi një helikopter ushtarak Mi-8 u përplas në rajonin e Rivne. Mediat vendase raportojnë se midis personave që kanë humbur jetën është edhe një komandant i brigadës së 16.
Ende nuk dihen shkaqet e tragjedisë që solli vdekjen e 4 ushtarakëve, të cilët ndodheshin në bord.
Shkaqet e tragjedisë mbeten akoma të paqarta. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave teksa ka urdhëruar një hetim të forcave të armatosura.
Sipas tij, ushtria nuk duhet të humbasë ushtarë gjatë stërvitjes.
b.b/dita
