Në ceremoninë që do të zhvillohen për përvjetorin e 20-të të çlirimit dhe hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë pritet të marrin pjesë personalitete të ndryshme nga e gjithë bota.
Sipas disa organeve mediatike kosovare, ky përvjetor jubilar do të nderohet edhe me pjesëmarrjen e ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. Përveç ish-Presidentit Clinton në ditën e çlirimit të Kosovës, më 12 qershor, pritet të jetë e pranishme edhe ish-sekretarja e shtetit të SHBA-së Madeline Albright.
Kujtojmë se gjatë vitit 1999 SHBA e drejtuar nga presidenti Clinton ka qenë fuqia kryesore ndërkombëtare që suportoi Kosovën, duke udhëhuqur vendimin për bombardimin e ish-Jugosllavisë nga forcat e NATO-s. Atëherë NATO udhëhiqej nga gjenerali i famshëm amerikan Ëesley Clark.
Në kohën e intervenimit dhe të çlirimit të Kosovës, zonja Albright ishte sekretare e shtetit dhe zyrtarja kryesore amerikane që i dha shtytje fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe.
Kjo është hera e katërt që Bill Clinton viziton Kosovën. lsh-Presidenti Amerikan, për herë të fundit e ka vizituar Kosovën para 10 viteve, më 1 nëntor 2009, ku është pritur në mënyrë madhështore nga institucionet dhe qytetarët e Kosovës. Po atë ditë është përuruar edhe shtatorja e tij në bulevardin Bill Clinton në Prishtinë.
e.ll./dita

Bless USA .
God Bless BILL CLINTON ! God Bless USA ! God Bless HASHIM THAÇI ! God Bless ADEM DEMAÇI ! God Bless ADEM JASHARI
Suportoi Pidhin e kurves o gazetar