Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, pavarësisht vendimit të KQZ-së për të mos i lejuar që dërgojnë komisionerë në KZAZ-ë. Këto dy forca të opozitës kanë dërguar listën me emrat dhe në KZAZ-ët e Hasit, por nuk janë pranuar.
Kërkesa është dërguar sot paradite, por dhe pse kanë pritur për disa orë përgjigja e tyre është dërguar me postë. Komisionerët që kishin bërë kërkesë të ishin pjesëmarrës në zgjedhje kanë marrë përgjigje zyrtare me postë nga kryetari i KZAZ, i cili në letrën e tij shkruan se refuzon kërkesën e tyre.
Po sot KQZ ka reaguar për kërkesën e PD duke thënë se do e rrëzojë, pasi sipas tyre janë të paligjshme, por nga ana tjetër ka pranuar komisinerët në Shkodër me justifikimin se është thjeshtë procedurë.
Kujtojmë që pak ditë më parë PD dhe LSI ankimuan vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për komisionerët në zgjedhje. Ato dorëzuan padinë në Kolegjin Zgjedhor pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, ku kërkojnë rrëzimin e vendimit të KQZ-së.
b.b/dita

Nuk rreshtin shpellaret nga paudhesite per te prishur zgjedhjet
opo keta jane te çuditshem.Opozita,pd dhe lsi nuk jane ne zgjedhje,se,nuk duan vete dhe nga ana tjeter duan komisioner ne komisionet zgjedhore.Opo ç’fare do bejen keta komisioner,cilet vota do mbrojne,ata nuk kane kandidate per kryetar bashkie? Ej o zot na ruaj.KQZ duhet te jete i prer dhe i vendosur ne ligje dhe te mos i lejoi ata myteber te opzites te tallen me KQZ.
Ore tutkun duhet te jene prezente qe te mos i mbushi Rama kutite me dy milione flet votimesh e pastaj te na caj train se ka votu gjith shqiperia per ripjelles.