Ministria e Jashtme Shqiptare ka reaguar në lidhje me një deklaratë të ministrisë së Jashtme greke, e cila theksonte se në rastin e Fredi Belerit ishin cenuar të drejtat e kandidimit.
Në një njoftim të shpërndarë nga zyra e shtypit për mediat ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh keqardhjen në lidhje me deklaratën e bërë dje nga homologët e tyre helen.
Më tej shtojnë se vendimi për mos pranimin e kandidaturës së Fredi Belerit është marrë nga një institucion i pavarur si KQZ dhe është i bazuar në ligj.
“Situata lidhur me shtetasin shqiptar Fredi Bejleri është e qartë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me votë unanime dhe bazuar në legjislacionin në fuqi, ka ndaluar kandidimin e tij në zgjedhjet e ardhshme vendore në Shqipëri, referuar faktit se legjislacioni elektoral shqiptar ndalon, për një periudhë 10 vjeçare, kandidimin e personave për t’u zgjedhur në postin e kryetarit të njësisë së qeverisjes vendore, të cilët kanë qenë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykatat shqiptare”, sqarohet në reagimin e MEPJ.
DEKLARATA E PLOTË
Pas njohjes me deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, të datës 30 maj 2019, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh keqardhjen që vendimi i një institucioni të pavarur dhe kushtetues, siç është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kontekstualizohet si devijim apo zbrapsje e progresit të Shqipërisë në kuadër të mbrojtjes së pakicave.
Situata lidhur me shtetasin shqiptar Fredi Bejleri është e qartë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me votë unanime dhe bazuar në legjislacionin në fuqi, ka ndaluar kandidimin e tij në zgjedhjet e ardhshme vendore në Shqipëri, referuar faktit se legjislacioni elektoral shqiptar ndalon, për një periudhë 10 vjeçare, kandidimin e personave për t’u zgjedhur në postin e kryetarit të njësisë së qeverisjes vendore, të cilët kanë qenë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykatat shqiptare.
Lidhur me respektimin e të drejtave të pakicave, siç kemi sqaruar edhe në rastet e deklaratave të mëparshme për të njëjtën temë, sundimi i ligjit është në interes të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë, qofshin ata shqiptarë, përfaqësues të pakicës greke apo pakicave të tjera pa dallim, përjashtim apo diskriminim.
Në Shqipëri garantohet e drejta e personave që u përkasin pakicave për t’u vetë-identifikuar si të tillë dhe e drejta e tyre e pronësisë pa diskriminim. Po kështu, është i garantuar ushtrimi i gjitha të drejtave elektorale të shtetasve që u përkasin pakicave.
Mbi këtë bazë, çdo qytetar shqiptar, minoritar ose jo, ka të drejtën t’i drejtohet gjykatave shqiptare si organet kompetente për interpretimin e Ligjit në Republikën e Shqipërisë.
Qeveria e Shqipërisë është angazhuar në mënyrë të pakthyeshme në reformimin tërësor të vendit në të mirë të mirëqenies së të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe konsolidimit të arritjeve të shënuara në drejtim të pesë prioriteteve kyçe për përafrimin me Bashkimin Evropian. Raporti i fundit i Komisionit Evropian është dëshmia më e qartë e këtij progresi në funksion të hapit të radhës, çeljes së pakushtëzuar të negociatave për anëtarësim.
Në këtë frymë, vlerësojmë mbështetjen e vazhdueshme dhe të vyer të Greqisë për Shqipërinë dhe mbarë rajonin tonë në avancimin e rrugës evropiane, veçanërisht tani në vigjilje të vendimmarrjes së afërt, nga ana e vendeve anëtare të BE-së.
Partneriteti strategjik dhe miqësia mes dy vendeve tona, si dhe dialogu i pandërprerë për tejkalimin e çështjeve dypalëshe, përfshi fuqizimin e të drejtave të pakicës greke në Shqipëri dhe komunitetit shqiptar në Greqi kanë qenë dhe mbeten përparësi e qeverisë shqiptare. Shqipëria beson fuqimisht se vetëm zgjidhjet e bazuara në shtetin e së drejtës dhe kulturën politike evropiane janë me interes vital për të dy vendet.
b.b/dita

Ju dhjefsha mu ne MPJ. Plehra!!!
Nje ” carcaf ” te gjate keni shkruar per t´u kerkuar falje grekeve te qelbur per moslejimin e kandidimit te Fredi Bejlerit, i cili duhet te ishte ne burg.
Zgjedhjet do te shtyhen dhe Fredi do te jete kandidat i ardhshem ne Shtator apo Tetor, keshtu qe mos u shtrengoni shume se do ju rreshqase ndonje pordhe apo shurre shaleve.
si do ti shtyni, me karrocen e dylit?
Me karrocen e Rames. Bile me shume dashuri e mirekuptim.
Keta grekofilet korofillake pse i kane kaq perzemer emrat dhqiptare? Po skane faj se emri Gent eshte me i bukut nga emri Miço. Apo jo o xaxiq?
Let me guess. Ti duhet te jesh Camok.
E more me poste edhe ti pashaporten Gerrke o coban dhis, e samarxhi.
Bahhh. Edhe Shqiptar i flakte edhe me 3 X. Sikur nuk shkon. Apo ndoshta qe je nga ata qe la sperma e turkut ne Ballkan e u pagezuan nga halli si Shqiptare.
Coban qe historikisht i kane vene kazmen ketij populli kudo ne gadishullin Ilirik. Ik thyej qafen plehr !