Manja: Gjykata Kushtetuese, funksionale në korrik

Edona Llukacaj

Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja ka folur për rihyrjen në funksion të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.

Në lidhje me Gjykatën Kushtetuese, Manja tha se do të jetë në punë brenda muajit Korrik. Për sa i përket Gjykatës së Lartë, Manja deklaroi  se do të jetë gati brenda verës.

Sipas tij, në të njëjtin fazë të strukturimit është edhe një institucion tjetër, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, i cili, sipas tij, është dhe hallka kryesore e reformës në drejtësi.

Ndërkohë, akuzave të opozitës, të cilët janë shprehur se sistemi i drejtësisë është marrë peng nga qeveria, Manja u është përgjigjur duke thënë se një grup i caktuar personash ka frikë nga drejtësia e re.

Ulsi Manja tha: “E thotë ligji se kush i nënshtrohet me përparësi Vettingut. Për mua nuk është bërë gabim. Fakti që nuk e kemi funksionale sot Gjykatën Kushtetuese dhe nuk kemi funksionale dhe Gjykatën e Lartë e ka hapur një lloj debati, por për mua Vettingu, natyrisht që nga Gjykata Kushtetuese do duhet të fillonte reforma në drejtësi. Kur e nisëm reformën në drejtësi një nga arsyet që e nisëm ishte se Gjykata e Lartë nuk e ka ushtruar si duhet rolin udhëheqës në sistemin gjyqësor. Unë shpresoj dhe besoj se brenda korrikut Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale. Në fazën ku është procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të gjykatës kushtetuese nga KED, unë them që jo brenda Korrikut po e po, por unë shpresoj që brenda 20 Korrikut ta kemi funksionale Gjykatën Kushtetuese. Ndërsa Inspektori i Lartë i Drejtësisë që është hallka kryesore e reformës sepse është inspektori që do kontrollojë sistemin dhe lidhet me llogaridhënien e sistemit, do të ngrihet paralelisht me Gjykatën Kushtetuese. Janë në të njëjtën shkallë, në të njëjtin stad procesi. Brenda këtij sesioni parlamenti do të votojë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Inspektorin. Ndërsa me Gjykatën e Lartë unë e di që këtë javë KLGJ do hapë garën për anëtarët e Gjykatës së Lartë që vijnë nga jashtë sistemit. Gjykata e Lartë mjafton të krijohet një trupë gjykuese prej gjashtë gjyqtarësh dhe fillon plotësohet në mënyrë dinamike. Edhe Gjykata e Lartë me këtë formulë plotësimi mund të jetë funksionale para verës. Nuk kanë frikë nga reforma vetëm ata. Frikë nga reforma kemi edhe ne. Të gjitha palët kanë frikë nga reforma. Ose le të themi në një target më të ngushtë, kush e di se çfarë ka nën kësulë sigurisht që ka frikë nga reforma. Por qasja politike ndaj reformës është e ndryshme. Ne si mazhorancë kemi qenë promotori i kësaj reformë. E kemi suportuar që në momentin e parë dhe do ta çojmë deri në fund sepse e kemi kalin tonë të betejës. Për këtë na votuan shqiptarët në 2013 dhe për këtë na dhanë një mandat të vetëm në 2017-n. Sepse drejtësia si pushtet është siguresa e sistemit kushtetues që kemi zgjedhur. Unë e njoh procesin e reformës në drejtësi në detaje dhe dua të them që ka qenë një marrëveshje e madhe politike. Kush nuk e ka kuptuar që ka qenë një marrëveshje e madhe politike mes nesh, SHBA dhe BE-së bën gabim. Çështja e frikës nuk është se ata paskan frikë nga SPAK dhe BKH dhe ne që jemi në pushtet paskemi frikë. Jo. Ne e kemi pranuar që organet e reja të drejtësisë, sistemi i ri i drejtësisë që ne kemi ndërtuar do i përfshijë të gjithë”.

e.ll./dita

Share This Article
3 Comments
  • Me deputet injorant se ky nuk kam pare. Ne themi ujku, ky thote gjurmet.
    Injoranca qe futi Rama ne Parlament eshtw fatkeqesia e kombit.

  • Ku eshte ujku, Astrit se ti nje je qe thua keshtu apo e repekton veten se nuk te respekton njeri tjeter e thua “ne”. Asnjehere mos pergjitheso, ne qoftese ke dy pare mendje. Te gjithe ata qe pergjithesojne jane idiotat me te medhenj. Une degjoj pseudopolitikane qe thone: shqiptaret ashtu e keshtu. Jo , mor zoteri apo zonje, nuk i perfaqeson dot te gjithe shqiptaret dhe sidomos sot qe çdo shqiptar ka mendjen e tij. Ku e gjete kete te drejte? Dhe thua pastaj mendim pluralist apo apo pluralizim! Socialistet nuk jane gjithe shqiptaret as demokratet nuk jane gjithe shqiptaret e aq me keq psh kur thote Dulja i Greqise “gjithe shqiptaret” ! Fol per ata shqiptare qe perfaqeson ti e te rrine pas trastes se pordheve.

  • Nuk ka mundesi sa me shpejt qe te jete e mundur,zoti
    Manja ?! Shqiptaret kane me se dy vjet qe po pret me ankth se cdo behet me gjakpiresit shqiptare duke filluar
    nga binomi siamez: bashkekryetaret e mafias shqiptare:
    Sali Serb Berishovici dhe Ilir Folri hajn nga Cepani e Skraparit , qe perbejne dy “Peshkaqenet e Medhenj” per
    te cilet bota demokratike : SHBA dhe BE iu tha gerrmazi
    nga peshtyma duke u bere thirrje autoriteteve shqiptare
    se kur do te evidentohen keta “Peshkaqene” ,ndersa shteti i shqiptare “hedh” ate vallen dale me ngadale…!
    Dy mafiozet e siperpermendur dhe dy – tre “derivatet” e
    tyre i kane mbi tavoline te gjutha zullumet e tyre dhe nese
    shpetojne nje here nga organet ekzekutuese nuk shpetoj-
    ne per se treti,per se katerti …..derisa shpata e drejtesise
    nje dite do te bjeri mbi koken e tyre. Asfare s’ka nevoje
    per fakte, ato perbejne nje mal me krime,hajni, mafia, etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *