Cakaj për kritikat e CDU/CSU: Kritikave i përgjigjemi me fakte

Edona Llukacaj

Ministri i Europës dhe Punëve të Jashtme në detyrë, Gent Cakaj është prononcuar në lidhje me deklaratat kritikuese të koalicionit parlamentar gjerman CDU/SCU dhe qëndrimin e koalicionit për plotësimin e kushteve nga ana e Shqipërisë për çeljen e negociatave me BE-në.

 

Në një emision të “RTSH”, Cakaj tha se mes vendeve anëtare të BE-së ka kontradikta, ndërsa nënvizoi se grupe të caktuara kanë të drejtë të shprehin pakënaqësitë e tyre.

Sipas Cakajt, detyra e Shqipërisë është të plotësojë kushtet e caktuara dhe, kështu, t’u përgjigjet kritikave me fakte konkrete.

Cakaj tha: “Përkundër mënyrës se si ka shkuar vendimi në fund, 25 vende në vitin e kaluar kanë qenë në favor të hapjes së negociatave me Shqipërinë. Kjo tregon se është rritur besimi te reformat e Shqipërisë. E njëjta klimë është edhe sot. Ka kontradikta nga vendet anëtare. Grupacione të caktuara kanë të drejtë të kenë rezerva për Shqipërinë dhe kritika për qeverinë, por ne na takon që t’i përgjigjemi me fakte”.

e.ll./dita

Share This Article
2 Comments
  • Z.Minister.Jam teper i suprizuar per ate komplex vlerash qe posedoni.Kjo ma ka rritur besimin se punet e shqiperise ne arenen nderkombetare do te shkojne mjafte mire,fale Erudicionit tuaj politike te cilen per te qene i sinqerte edhew me veten ende nuk kam pare njeri kaq te ri dhe kaq te pergatitur.Ju tani po levizni ne Planetin Diplomatik me nje rezatim te fuqishem.Une nuk e di se mund te kete analiste qe te bashkebisedoje lirshem me ju,jo vetem konstelacionet qe po perpiqesh te konstituosh,por edhe per llojet e “Trareve”qe perdor per Ura sa me solide.Ju pergezoj,por tani dua te shtoje dicka.Europa duhet te mos kene kundershti per Shqiperine dhe per Maqedonine e Veriut.Jane vete ata qe i mbarsen keto dy Shtete se nje Dite do te lindin ne BE. Mirepo disa sikur jane duke udhetuar ne nje Det me Batica marramendese dhe…..Por une do thosha se nuk eshte mire qe keto dy shtete ti detyrojne te Deshtojne si i thone ne muajin e Nente.Kjo gje rrezikone jeten e Nenes dhe te Femijes.Prandaj perpos kesaj metafore ata qe do votojne te kene parasysh qe te shpetojne edhe Nenen edhe Femijen.Ju falenderoj z.CakaYll plote Drite ne Planetin e Diplomacise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *