Dështon seanca e parë e gjyqit ndaj vëllait të ish-deputetit demokrat

Bora Basholli

Më 30 Maj në Gjykatën e Tiranës, nisi gjykimi për Alex Kaçanin, vëllai i ish-deputetit demokrat Ervin Salinaji, i akuzuar për mashtrim.

Për Kaçanin ka një urdhër arresti nga Gjykata, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Seanca e parë u mbajt në 30 maj, në ora 10:00, me gjyqtar Kastriot Gramshi.

Ndërkohë ajo  u shty sepse nuk ishte paraqitur i pandehuri Kaçani, i cili dyshohet se është jashtë Shqipërisë, duke iu fshehur drejtësisë.

Tema ka siguruar fletë-thirrjen për kallëzuesin, si palë në gjykim.

Vëllai i ish-deputeti Salianji, një nga zërat më të fortë afër Bashës që kërkon të ndërtojë një rend të ri në vend, e që është dhe vetë duke u gjykuar për dosjen “Babale”, akuzohet për mashtrim ndaj një qytetari.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *