Berlini: Takimi Merkel-Haradinaj, ja ç’temë do e dominojë bisedën

Bora Basholli

Na ndajnë vetëm 5 ditë nga takimi Merkel-Haradinaj i cili do të zhvillohet më 6 qershor.

Duket si një rinisje e dialogut të ngecur Prishtinë–Beograd e cila do të jetë edhe tema kryesore e këtij takimi takimit, kur kryeministri kosovar të vizitojë Berlinin.

Është zëdhënësja e qeverisë gjermane, Martina Fietz ajo që ka konfirmuar se “dialogu” do zë pjesën qendrore të bisedës mes tyre.

Fietz shtoi se takimi i Merkel dhe Haradinaj do të ishte një “mundësi e mirë për të shkëmbyer ide përpara Samitit të Parisit” më 1 korrik.

Duke komentuar zhvillimet më të fundit në veri të Kosovës, zëdhënësja tha Serbia dhe Kosova nxiten të “punojnë për të qetësuar situatën,” duke shtuar se Gjermania ndjek nga afër zhvillimet në Kosovë dhe reagimin e Beogradit.

Ndërkohë, sa i përket rinisjes së dialogut, Beogradi ka vënë si kusht heqjen e taksës 100 përqind  mbi mallrat serbe, vendosur që në dhjetor si një masë politike. Ndërsa qeveria kosovare, më saktë Haradinaj kanë si kusht për heqjen e taksës një marrëveshje me njohje të ndërsjellët.

 

b.b/dita

Share This Article
2 Comments
  • Po dihet cfare do e dominoj takimin .

    Kjo do i thote hiq taksen qe Serbia ti shese mallrat e saj plot helme ne Kosove ,
    se Serbine e kam shum xhan ,

    Haradinaj i shkrete do mundohet ti rezistoje , do zoti nuk thyhet perballe kesaj avokates se shtetit kriminal serb

    Don’t give up , Mr. Prime Minister !

  • Takimi perfundoj kurse kamerat TV na prezantuan si kancellarja Merkel as nuk i tha kryeministrit Haradinaj ta heqe taksen e as si dha ndonji shprese per liberalizim vizash per qytetaret e Kosoves
    Ajo ia beri kryeministrit vete nji kafe dhe i tha tani shko ne Kosove dhe luftoje krimin e organizuar ne qeverin e Kosoves dhe zhvatjen e parase publike , i tha zvoglo per 50 % administraten publike dhe numrin e ministrive , shkarkoi gjysmen e
    zv. ministrave ,gjysmen e keshilltareve dhe bodigardeve e shoferave te qeverise se Kosoves , i tha ti nderpres menjihere pensionet e mbi 40 mij veteraneve te rrejeshem qe taksapagueseve dhe buxhetit te Kosoves po i kushtojne rethe 80-100 miljon € ne vit mandej , ja permendi skandalin e fajdeve nder zyrtar te larte te Kosoves dhe disa ” cikerrime ” tjera qe kryeministri edhe nuk u ndie aq mire , krejte ne fund …i tha te befte mire kafja , e percolli jashte nderteses se Bundestagut deri ke vetura zyrtare dhe , Au fiderzen majne camarade Haradinaj.. dhe , duke ia be me dore papa , pa pa , e permbyi me , …kure ti kryen gjitha keto qe te porosita , me lajmero dhe flasim per tema tjera me te rendesishme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *