Presidenti Meta ka reaguar për situatën e krijuar nga tërmeti në zonën e Korçës, ku shpreh shqetësimin e tij dhe ju uron shërim të shpejtë qytetarëve.
“Presidenti i Republikës, Ilir Meta, shpreh shqetësimin e tij të thellë lidhur me pasojat e rënda të tërmetit në zonën e Korçës dhe dëmet e shumta materiale të shkaktuara”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Më tej presidenti Meta u bën thirrje dhe nxit të gjitha autoritetet qendrore dhe lokale, që të ndjekin me shumë vëmendje dhe të analizojnë me përgjegjësi këto pasoja, si dhe të marrin masa të menjëhershme në plotësimin e nevojave emergjente të banorëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore duke u garantuar shërbim shëndetësor, pajisje me ushqim e ujë të pijshëm dhe sistemimin në ambiente të përshtatshme strehimi.
“Presidenti Meta u uron shërim të shpejtë qytetarëve të lënduar”, përfundon njoftimi i Presidencës.
b.b/dita

Ndihmoi ti me parate e pa fare qe i ke vjedhur ketij pppulli.
Burreria e jote si president do te ishte se une Ilim Met do tju dhuroj familjeve te demtuara te Korces XXXXXX Lek
dhe jo te japesh direktiva.Se shteti eshte i tyre dhe do ti leje kush ne balte.
keni 30-vjet mor kafshe kor shkerdhatat e njerzimit ,
qe vetem vidhni ,vrisni , e beni lufte per Pushtet !
ju rente Termeti ishallah ne shtepite tuaja e tju zhduke
njiher e mire te shpetoj Shqiperia .
Ky i ka llafe kot keto.Ky koklopa ka hallin e tij se mos i marrin gjene e vjedhur.Se nuk kaperdihet kollaj te te marrin gjerat qe ke vjedhur per 25 vjet me rradhe.