Nga Ilda Xhelili
Testosteroni është një hormon seksual (androgjen) që ndodhet tek të dyja gjinitë, si tek meshkujt, ashtu edhe tek femrat, por që ka përqendrime të ndryshme. Tek meshkujt është hormoni më i rëndësishëm që prodhohet kryesisht në testikuj dhe në sasi të vogla në indin e veshkave (korteks). Tek femrat testosteroni prodhohet në sasi të pakta në vezore, si edhe në indin e veshkave. Në vijim të shkrimit mjekja Ilda Xhelili detajon faktorët që ndikojnë në uljen e testosteronit në gjak, simptomat dalluese, ndërlikimet që shfaqen tek pacienti, si dhe masat që duhet të merren për të minimizuar shqetësimet në shëndet.
Sa i rëndësishëm është për organizmin ky hormon?
Në gjak testosteroni është i lidhur me proteinat dhe qarkullon në organet e ndryshme ku ushtron efektin e tij. Testosteroni ndikon në rritjen e organeve gjenitale tek meshkujt, maturimin e spermës, në formimin e paraqitjes mashkullore, ku më konkretisht supet dhe kraharori zgjerohen, në laring formohet gunga (molla e Adamit), zëri bëhet më i trashë dhe më i thellë, rriten qimet (mjekra, sqetulla, gjenitalet), rritet dëshira seksuale. Tek të dyja gjinitë, testosteroni siguron rritjen e masës muskulare dhe forcën e tyre, rrit densitetin kockor dhe fortësinë e kockave, ndikon në metabolizmin e yndyrave dhe të sheqernave, por ndihmon edhe në rregullimin e humorit. Niveli i testosteronit tek meshkujt ulet me rritjen e moshës. Niveli i ulët i testosteronit quhet “andropauzë” ose “menopauzë mashkullore” dhe prezantohet me nervozitet, ulje e interesit për seksin, “afshe të nxehta”, lodhje, dobësi, si dhe depresion. Megjithatë shumë meshkuj nuk paraqesin simptoma klinike në periudhën e niveleve të ulura të testosteronit.
Ku ndikon konkretisht niveli i ulët i testosteronit tek meshkujt?
Së pari ndikon tek kockat, i bën ato më të brishta dhe më të prirura për thyerje. Dobësia e kockave është në fakt problem më i madh për gratë (osteoporoza), por tek meshkujt mendohet se vjen si rezultat i niveleve të ulëta të testosteronit me rritjen e moshës. Jo gjithmonë testosteroni i ulur ndërhyn në aktivitetin seksual, por është e mundur. Disa njerëz mund të përjetojnë ulje të dëshirës seksuale, por ka edhe raste që e humbin plotësisht interesin për marrëdhënie seksuale, ose e kanë të vështirë këtë marrëdhënie. Por shkak i këtyre problemeve nuk mund të jetë vetëm niveli i ulët i testosteronit në gjak. Ato mund të vijnë edhe si rezultat i gjumit të pamjaftueshëm, depresionit apo sëmundjeve të tjera kronike. Disa nga ndryshimet që mund të ndodhin nga testosteroni i ulët janë edhe simptoma jospecifike si për shembull nervozizmi i lehtë, ndryshimet në humor, përqendrimi i dobët, ndjenja e lodhjes dhe të pasurit më pak energji. Një nga funksionet e shumta të testosteronit është të ndihmojë në prodhimin e spermës. Pra nëse nivelet e këtij hormoni janë të pamjaftueshme, atëherë do të ketë problem në prodhimin e spermës në sasi dhe në cilësi, gjë e cila është shkaku më i shpeshtë i sterilitetit mashkullor.
Cilët janë shkaktarët më të shpeshtë të niveleve të ulëta të testosteronit?
Megjithëse mosha në rritje është shkaku më i zakonshëm i niveleve të ulëta të testosteronit, mund të ketë edhe shkaqe të tjera. Ndër to mund të përmendim ato më të shpeshtat: Diabeti, sëmundje të veshkave, sëmundje të mëlçisë, sëmundja obstruktive kronike e mushkërive (COPD), dëmtimet e testikujve, problemet e hipofizës, kimioterapia, radioterapia (terapia e rrezatimit), si dhe medikamentet kortizonike.
Kur duhet të testoheni për nivele të ulëta të këtij hormoni?
Së pari nëse meshkujt kanë probleme të ereksionit gjatë marrëdhënies seksuale. Testet duhet të bëhen edhe në rastet kur numri i spermatozoideve është i ulët gjatë ekzaminimit mikroskopik të spermës. Një tjetër situatë në të cilët duhet të bëni ekzaminimet përkatëse është edhe kur kemi
rënie flokësh, humbje të masës muskulare dhe osteoporozë. Por siç e theksova edhe më lart, shkaku i këtyre simptomave mund të jenë edhe kushte të tjera mjekësore. Prandaj përpara se të fillojë trajtimi specifik duhet bërë një diagnozë e saktë diferenciale. Testet për nivelet e testosteronit bëhen në mostrat e gjakut herët në mëngjes kur nivelet e testosteronit janë më të larta. Nivelet e testosteronit në gjak duhet të interpretohen nga mjekët specialiste (endokrinolog, urolog, androlog) në raport edhe me situatën klinike që paraqet pacienti pasi jo të gjithë kanë nevojë për trajtim.
Si duhet trajtuar ky problem?
Trajtimi synon të rrisë nivelet e testosteronit në gjakun e individit të prekur nga ky problem. Studimet tregojnë se kjo rritje e testosteronit mund të forcojë muskujt, të rrisë dëshirën seksuale, të mbrojë kockat. Trajtime të tilla mund të kenë efekte të ndryshme nga njëri pacient tek tjetri, kështu që është e vështirë të parashikohet rezultati i trajtimit për çdo individ. Trajtimet janë të formave të ndryshme, në formë injeksionesh muskulare, në formë xheli ,ose flastra që ngjiten në lëkurë. Xheli aplikohet në lëkurë çdo ditë dhe niveli i testosteronit mbetet i qëndrueshëm. Gratë dhe fëmijët nuk duhet të kenë kontakt me lëkurën ku është aplikuar xheli për rreth 2 orë për të shmangur absorbimin e tij. Ky rrezik nuk ekziston kur ngjiten flastra në lëkurë. Të dyja aplikimet në lëkurë mund ta acarojnë lëkurën me kruajtje ose njolla të kuqe.
Cilat janë efektet anësore të terapisë me testosteron?
Megjithëse terapia me testosteron është mjaft e aplikuar, rreziqet dhe përfitimet e kësaj terapie vazhdojnë të mbeten objekt i studimeve të vazhdueshme. Testosteroni nuk duhet të aplikohet tek personat që vuajnë nga kanceri i prostatës sepse rreziqet i tejkalojnë përfitimet. Efekt anësor i kësaj terapie mund të jenë puçrrat në fytyrë (aknet), rritja e numrit të qelizave të kuqe të gjakut (eritrocitet), enjtje të këmbëve. Mekanizmi i këtyre efekteve anësore nuk është ende i njohur.
Faktorët që ndikojnë
- Mosha në rritje.
- Sëmundje të veshkave.
- Sëmundje të mëlçisë.
- Sëmundja obstruktive kronike e mushkërive (COPD).
- Dëmtimet e testikujve.
- Problemet e hipofizës.
- Radioterapia (terapia e rrezatimit).
- Medikamentet kortizonike.
*****
Këshillat e mjekes Ilda Xhelili mund t’i ndiqni dy herë në javë në Dita versioni print i gazetës. Duke nisur nga kjo e hënë ato mund të ndiqen edhe në këtë rubrikë të re në Dita versioni online

Hani mish vici te ritet testosteroni
Doktoresha pa dyshim qe ka te drejte, por eshte fakt qe per te gjithe ata qe vuajne nga tensioni i larte i gjakut, nga probleme te zemres, nga diabeti, etje sëmundje vdekje prurëse, doktoret te japin per kurim disa ilaçe qe ndikojne ne uljen e testoteronit. Te tilla jane spironlactone, lisinopril, etj, mjekime te tilla qe ne disa raste kane efekte negative edhe per artritet e kyceve te duarve e kembeve. Nuk di njeriu i varfer cfar te pije, kur ulja e testoteronit pervec anes seksuale ka efekte kaqe negative tek kockat.
Në se ka mundesi doktoresha mund te vazhdoje shpegimin e metejshem, qe eshte me interes.
Pyetje si mudet te klasifikohet Testosteroni ,
kur ndodhesh perball nji fenomeni te tille .
—-
Je tuj shetit ne nji kopeshte plot trendafila te bukura (kot ,per qefin tend ) e papritur
te del perpara Eva (!)
– qe duket pak ne qejf ,
e pyet menjiher :
Hejj.., mos je gje Adami ti ?
Un, i befasuar nga ajo pamje nudo e Eve-s me ato
forma sexi me hiku truri fare ,
ndjeva se dicka po ngrihej dhunshem mes kembeve te mia ,
duke cuar ne nji shtrengim te sukletshem ne pantalloa .Ajo e pa dhe vuri doren ne goje duke qeshur .
– ula koken posh ,i skuqur
te shikoja cfar ishte ?
u degjua nji si shperthim pulle patallonash ptammm))i e cila aksidentalisht ,ngeci ne Vagine Eves °!° …
Ouuu bravo Adam , “jo keq” (ironizoj e qeshur Eva ) …instikti i qitjes ,
qeka akoma mjaft efikas ne armen tende
dhe vuri doren ta largoj pullen .
-Aaaa damn ,
u degjua nji klithem qejfi dal ga goja e omel e Eve-s .
– Adam -ti gjuhetar vagabond-(mu drejtua mua ajo serioze ) .
-Cjan kto zhele qe vesh .
Dhe pa mbaruar fjalen me shqyeu rrobat
-e me nji shikim qe sa vinte e embelsohej ,
i nguli syt mes shaleve te mia !
—
C’e ke kte Testosteron kaq te terbuar more Adam ,
pyeti ?
– nderkohe qe me dore e saj te djathte ,
largoj pullen e pantallonave te mia nga Vulva e saj e bukur .
Sa vjet kemi pa u par Adam ? –
Pyeti ajo me nji ze te embel si te Circes
duke ma perkedhelur me doren e saj te but ,
Testosteronin dhe arrat e kokosit ,
varur poshte tij .
Mua qe me kishin kapur ethet e po dridhesha si te isha mbi nji Termet qin shkalles richter ,
i hutuar nga ajo pamje ,
i them:
s’e di Eva ,
qish kur na ndan
e na larguan nga Parajsa jone .
yyyyyyyyy – leshoj Eva si me habi !
koq shume Adam ?
Te betohem Eva -i thash un duke i buzeqeshur .
I zvogeloj syt ate cast si te merrte 10 ne shijester ;
-Genjeshtar me bertiti .
Fute ktu brenda ke Machina Della Verita ,
te testoj me tha
dhe ma terhoqi me dor per ne Folen e saj te embel .
Ndjeva nji rreshqitje si ajo tryela ne nektar
dhe pastaj nji si Termet .
syt m’u mbyllen ,duke shijuar momentin ,
si me hy diku ne nji parajse
dhe pastaj nji spruco e fuqishme qe njomi trendafilin e Eves duke len gjurm edhe pergjat shaleve te saj te bardha .
—
E njoma me beri te ngrihem menjiher .
Ishte ora tre mbas mesnate .
Isha ne ender .
—
Cdo me then kjo te pallosh Even ne ender nashi ?
-Nji fenomen qe s’kam dit me i dhe pergjigje ,
se ka te bej me testosteronin e madh apo i ulet .
#Flm .per pergjigjen 🙂
Kta meritojne me shume se sarkazem ,
sepse shpesh her perkthjene jovetm budalliqe ,
(i trashet zeri burrit hahahah etj traplliqe banale)
dhe
kryesorja nuk qendron ke perkthimi qe i bejne
infromatione-ve qe marrin nga interneti ,pa ja pasur aspak
idene , se shume ga informacioet qe hidhen sot ne internet ,
pothuaj ne gjithcka jae FAKE INFORMACIONE
mbas se cilave qendrojn Lobiste te fuqishem ,jo me kot ,
por mbas ktyre informacioneve te rreme Fake Info …
fitojne miljona ,qe shume ne kte bote sidomos medie sharlatane si ato aty ,
s’ja kan absolutishte iden .
(nuk jemi kunder informacioneve qe i shperndahen asaj shoqerie ne gjithcka ,
por jo qorre ,
por referuar pak edhe llogjikes ,praktikes , njohurive etj
Pershendetje. Desha nje mendim nga doktoresha per disa analiza hormonale qe kam bere se fundi. LH=3,69 mIU/mL; FSH=3,09 mIU/mL; Testosteron=3,59 ng/mL, prolaktina=175mIU/L. A jane shume te ulura? A duhet te marr testosteron? Jam mashkull 43 vjecar. Patologji te tjera nuk kam. Faleminderit.