KQZ regjistron 15 anëtarët e rinj, Rilindja me 30 këshilltarë më shumë

Bora Basholli

Plot 33 bashkitë ku kandidatët e Rilindjes do të fitojnë pa garë, kanë sjellë të njëjtën situatë edhe në radhët e anëtarëve të këshillit bashkiak.

36 subjektet zgjedhore i kanë përjashtuar bashkitë e Konspolit dhe të Delvinës jo vetëm nga kandidatura për kryebashkiak, por edhe për anëtarë të këshillit bashkiak.

KQZ ka regjistruar të shtunën 15 anëtarët e PS për këshillin bashkiak të Konispolit, ndërsa pritet që e njëjta procedura të ndiqet dhe për Delvinën, ku rezulton se pjesë e fletës së votimit do të jenë vetëm këshilltarët e PS.

Deri më tani, KQZ ka regjistruar kandidatët për këshillat bashkiak të 40 bashkive në vend, ndërsa të hënën, do të procedohet dhe me regjistrimin e partive të tjera.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *