Gjinushi dhe kryetar partie dhe Akademie?

J L

Skënder Gjinushi braktisi  jetën politike për atë akademike, por dorëheqja ndodhi vetëm moralisht pasi në letra ai rezulton edhe kryetar partie dhe Akademie.

Shorti  i hedhur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e nxorri në pah këtë fakt.

Me numrin 28 u rendit Partia Socialdemokrate, ku si kryetar kishte të shënuar Skënder Gjinushin, i sapo zgjedhur në krye të Akademisë së Shkencave.

Por, ligji për Akademinë e Shkencave parashikon që titullari i institucionit nuk mund të mbajë poste politike.

Në nenin 6 fraksion 1,  parashikohet  se “Statusi i anëtarit të rregullt, atij të asociuar, dhe i çdo funksioni  tjetër drejtues të lidhur me këto funksione, përfundon  ndër të tjera  edhe kur anëtari, zgjidhet apo emërohet në funksione drejtuese në parti.  Referuar  të njëjtit ligj, kryetari është edhe anëtar dhe për rrjedhojë kushtet e ndalimit të anëtarit janë edhe për drejtuesin e institucionit.”

Skënder  Gjinushi  para se të zgjidhjet kryetar i Akademisë së Shkencave deklaroi se është dorëhequr nga drejtimi i partisë,  por  vullneti  i  tij personal  nuk u reflektua në vendimin e KQZ.

Kryetari i ri i sapo zgjedhur i  Akademisë së Shkencave  ka pohuar për  mediat se ai e ka kryer detyrimin moral, ndërsa detyrimi juridik tashmë i takon strukturave te PSD, për të kryer procedurat ligjore  për çrregjistrimin e tij  në Gjykatë dhe  regjistrimin me një  kryetar të ri.

E për sa kohë nuk do ketë një kërkesë në gjykatë për të konfiguruar  ndryshmin e ri, Skënder Gjinushi  do te jetë edhe kryetar partie edhe  Akademie, nëse  edhe  Presidenti vendos ta miratojë edhe  me dekret.

j.l./ dita

Share This Article
9 Comments
  • Po çfarè keni me tè Nderuarin SKÈNDER GJINUSHI o Zotèrinjè tè Nderuar tè DITAs ??!! Merruni me KRYKRRIMINELÈT dhe KRYEHAJDUTÈT e Vèrtetè tè PD , LSI , LZHK , PAD, PDIU , PDBNJ , Fatmir HALE Mediu etj etj etj etj etj

  • Ju te dites ne se keni inate te tjera ti kishit shlyer me perpara. Tani ai e ka marre ASH dhe e gezofte dhe do ta coje perpara sic i ka dhene edhe me perpara arsimit shqipetar ne pergjithesi dhe ASH ne vecanti I uroj suksese.

  • I UROJ SUKSESE SKÈNDER GJINUSHIT në AKADEMINË e SHKENCAVE dhe të ECI përpara, kurse “QENTË e SËMURË le të LEHIN” , sepse KARVANI do të shkoj përpara ! RROFTE SKENDER GJINUSHI

  • Ti RRUANI TOPET Skender Gjinushit . . . SKENDER GJINUSHI eshte ATDHETAR dhe TRIM nga VLORA qe s”ja “bèn syri terr” nga asnje lloj HORRI dhe HALABAKU !

  • I uroj gjithe te mirat zotit S. Gjinushi ne detyren si Ktye-
    tar i Akademise se Shkencave por kam nje propozim qe
    prane kesaj Akademie te marre si zevendesin e tij ,em-
    blematiken e Kosoves, Akademikun me shkronje te “Me-
    dha” ,zotin Rexhep Qosja. Do te ishte ne nderin e krsaj
    Akademia qe zoti Rexhep Qosja te bente pjese ne eliten
    shqiptare gjitheperfshirese e te intelektualve te mirefillte
    te kombit shqiptar.Besoj dhe kam bindjen se zoti Skender
    Gjinushi do ta marre seriozisht kete propozimin e nje qy-
    tetari anonim si puna ime. Faleminderit paraprakisht ….!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *