Rama ironizon akuzat e opozitës për vjedhje në bashkitë e Rilindjes

Edona Llukacaj

Gjatë çeljes së fushatës kombëtare për zgjedhjet bashkiake, kryeministri Edi Rama ka ironizuar akuzat e opozitës për vjedhjen në projektet e ndryshme në bashkitë ku qeveris shumica. Rama ka thënë se do vazhdojë puna në të gjitha zonat që PS ka transformuar dhe do të transformojë edhe të tjera.

Sipas Ramës, PD-ja akuzon të majtët, pasi gjatë kohës kur qeveriste nuk bënte asnjë projekt pa menduar se si do vidhte.

Rama tha: “Duhet të jesh qorr që të mos e shohësh. Ata shajë e akuzo, ne puno dhe rindërto. Shikojeni sot Sharrën e plehrave që në kohën e tyre digjeshin buzë lumit dhe ata filluan akuzat se kemi vjedhur. Priteni kur të fillojnë akuzat edhe për zhdukjen e kancerit në Porto Romano që do ta shëndrrojmë në një park të madh.

Vjedhje edhe në Lungo Mare, që projekti do të vazhdojë duke i dhënë pamjen që duhet vendit turistik. Jemi duke vjedhur edhe në rrugën Milot-Balldren, që ata e lanë në një varrezë aksidentesh, ne po e kthejmë  në një rrugë të kategorisë A. Si ka mundësi që këta njerëz shikojnë vetëm vjedhje, mendojnë vetëm vjedhje dhe sapo flitet  për një punë, e kanë në majë të gjuhës vjedhje. Ka shumë mundësi se për ta të punosh do të thotë të vjedhësh dhe mesa dukesh nuk kanë nisur kurrë një punë pa menduar se çfarë do të vjedhin”.

e.ll./dita

Share This Article
5 Comments
  • Rilindja jote nuk ka asnje lidhje me PS , ajo esht atavizme gjenetike e te djathtes ekstreme , qe vjedh perdite socialistet e thjeshte
    me taksat e larta dhe ne tenderat milioneshe te rugeve

    Vetem nje Parti e djathte ekstreme , tipike feudale , vendos taksa te larta ne sherbimet e njerezve te thjeshte ,
    dhe te njejten kohe ben ligje qe milioneret te mos paguajne taksa , sic ben Edi Rana

    Pra Rilindja esht nje Rilindje e feudalizmit Otoman , ku te pasurit benin si ju donte qejfi dhe te varferit paguanin taksa pa fund

    Kjo Rilindje ka vendos taksa te larta be cdo gje dhe kudo

    Po fituan keta perseri do ju vendosin taksa edhe per te dhjere ,
    ndaj socialistet duhet ta braktisin kete taborr me bashibozuke Otomane ,

    dhe te nxjerin nga gjiri i tyre kandidatet e tyre intelektuale socialiste ,
    qe i kane me mijera , dhe ti kandidojne perballe ketyre hajduteve te Rilindjes Otomane

  • Pse flasin se kjo i mundon logjokat e vjedhësve si që vet hajdut është beson se e gjithë bota hajdut është

  • Po ,z.kryeminister i rilindjes,vjedhin shume ne bashkite tuaja rilindase, se te kam shkruar edhe une ,qe Bashkia e Tiranes VJEDH qytetaret nepermjet UKT-se me taksa te pa ligjeshme vendore!
    Bile as shkresen e KLSH-se,qe me jep te drejte mua ne ankesen qe ju bej nuk e kane zbatuar!
    Si i do vjedhesit ti, vetem ata qe fitojne tendera me dokumente fallco per 20 milion euro,sic bere ne unazen e re?
    Kurre nuk ke pranuar ndonje kritike apo akuze,se ti je vete njelloj si ata,ne mos vete ustai i tyre!
    Ne cdo rast korrupsioni apo shkelje te ligjeve,vetem ti del dhe i mbron shkelesit gje qe verteton se ti je ustai i tyre!

  • Vjedsh Bashkia e Tiranes,z.kryeminister dhe ti e di mire kete gje,por nuk te vjen muire ta pranosh!
    Vjedhin,mbase me miliarda,prtandaj sa te jete kjo prokurori e sakatosur dhe e politizuar,ti keshtu do besh:
    -Ku eshte hajduti?
    -Ku eshte korrupsioni? etj!
    Ne se nuk jeni hajdute,pse shqetesohesh dhe del e justifikohesh?
    Te djeg miza prandaj del!

  • Jo,z.kryeminister dhe kryetar i PS-se Edi Rama,Bashkia e Tiranes ,nepermjet UKT vjedh qytetaret me taksat e pa ligjeshme vendore edhe kur ata jane larguar jashte vendit me banim dhe pune!
    Ligjerisht ketyre taksave iu nenshtrohen vetem ata qe banojne dhe punojne brenda teritorit te bashkise se Tiranes e jo ata qe nuk jetojne ketu dhe qe kane kerkuar te mbyllin kontratat me UKT dhe OSHEE!
    Por ju keto shkelje ligjore i beni vetem per te vjedhur qytetaret padrejtesisht dhe nga ana tjeter propagandoni rrejshem te flamosuren “bashkeqeverisje me qytetaret”,qe ne fakt ka rezultuar me shume :bashkeqeverisje me oligarket” !
    Kete po ua them une,antar i PS-se,qe kam mbi dy vjet,qe po provoj mbi kurriz harbuterine dhe arrogancen e nje shteti armik me qytetarin,qe jo vetem nuk na trajton si pjese te “sovranit”,por na perbuz dhe na “shkel ” me kembe!
    Dhe fajtori kryesor ne kete shkaterrim te pushtetit,jeni ju z.kryeminister,se kur ju shkruajta une,se “UKT po vjedh qytetaret”,ju m’u hakerryet se “UKT nuk varet nga qeveria”!
    Dhe sot dilni e beni fushate per bashkite,qe nuk u varkan nga ju, vetem per kapital politik e jo per t’i sherbyer qytetareve!
    Ne fushata ju beni propagande mashtruese,se pasi merrni votat tona ju as qe doni t’ia dini per padrejtesite qe ben pushteti juaj vendor e qendror!
    Ju na shikoni ne votuesve thjesht si jenicere,qe ju duhemi vetem per nje dite ne 4 vjet e jo te na trajtoni si qytetare te respektuar te nje shteti demokratik!
    Ju bridhni neper bote,por nuk merrni atje pervojen se si ato shtete i respektojne qytetaret e tyre,por vini ketu e mburreni vetem duke na treguar fotot qe beni me lideret e tyre!
    Ju sundoni,z.kryeminister dhe nuk qeverisni!
    Edhe ne kete fushate,si ne gjithe te tjerat,ju nuk jepni llogari para popullit se cfare nuk keni bere me mire dhe te degjoni ankesat e tyre,por me shume merreni duke share kundershtaret tuaj politike duke terhequr vemendjen e njerezve nga hallet e perditeshme te tyre!
    Ju fushaten e beni per t’u mburrur se cfare keni bere,ndersa populli do te dije , sidomos per ato qe nuk keni bere!
    Ju edhe takimet jashte elektorale keshtu veproni, vetem ju flisni dhe nuk degjoni njerezit,se juve u eshte mbushur mendja se shqiptareve vertet ua ke “zhdukur” shtetin ligjor ,por ua e keni zevendesuar me portalin kryeministror!
    Mbyllini edhe spitalet neper rrethe dhe njerezit le te vijne te vizitohen ne Tirane!
    Mbyllni edhe hipotekat,bashkite,bankat,etj neper rrethe dhe njerezit te vijne ne Tirane per te zgjidhur nevojat!
    Ky nuk eshte shtet,por RRUMPALLE,z.kryeminister!
    Se ku e keni gjetur ju kete menyre veprimi,e dini ju,por une si qytetar i ketij shteti,ju akuzoj se ju me te ashtuquajturen “bashkeqeverisje” keni rrenuar shtetin ligjor dhe keni nxjerre jashte loje administraten qendrore dhe sidomos ate vendore!
    Pyeteni kryebashkiakun e Tiranes,beniaminin tuaj,qe merr miliona leke cdo muaj taksa vendore nga rreth 30-40 mije banoret e lagjes nr.14 te Tiranes,ne Yzberisht,per pastrim gjelberimin dhe infrastrukturen arsimore,por,qe nuk dihet ku i ka perdorur,se ketu nuk ka krijuar jo me lulishte,por as ka mbjelle qofte edhe nje peme,qe plehrat mbulojne tere lagjen,se vetem kazanet e plehrave derdhen ndersa e gjithe lagja eshte plot plehra!
    Per cfar infrastrukture arsimore merr taksat bashkia kur ketu nuk ka ndertuar asnje cerdhe ,asnje kopesht e shkolle,asnje biblioteke,kend lojrash apo sportiv etj!
    Ne se keni gjykuar qe te gjithe femijet te luajne tek lodrat e liqenit artificial,pra nuk ka qene e domosdoshme te luajne cdo dite prane shtepise se tyre,atehere kot qenkeni harxhuar,se me kete llogjike mund te shkojne te luajne edhe ne Bari,Rome,Paris,Londer etj se tani jane hapur rruget dhe femijte e atyre, qe mezi sigurojne buken e gojes se perditeshme duhet te kene aq para,se,sic keni thene ju “shqiptaret kurre nuk kane vuajtur per buken e gojes,as ne mesjete”!
    Ju pretendoni se bashkite socialiste nuk vjedhin qytetaret,por une po ju vertetoj te kunderten!
    Bashkia e Tiranes na e shet ujin e pa pijshem per uje te pijshem,me nje cmim skandaloz prej 7.6 leke per m/3,aferisht sa cmimi i energjise elektrike qe eshte 9.5 leke per kw/ore,kur dihet qe kosto e prodhimit dhe sidomos e importimit te energjise eshte disa here me e madhe se e ujit!
    A nuk eshte ky nje mashtrim dhe vjedhje qe u behet mijra qytetareve te Tiranes?
    Dhe per te blere ate ujin e pijshem,qe ju na mashtroni se po na e furnizoni,a e dini se e blejme ate duke shpenzuar nga buxheti familjar aq shume sa na del uji me i shtrenjte se dritat?
    Ku ndodh nje gje e tille ne bote,pervec se ketu?
    Boll me propagande,z.kryeminister,se ju jetoni per vete,jashte realitetit mjeran te popullit shqiptar!
    Dhe habiteni pse vitin e kaluar aplikuan per green card 367 mije persona!
    Ua keni nxire jeten shqiptareve,z.kryeminister dhe mos ju gezoni mitingasheve qe mblidhni neper mitingje,se edhe Hitleri nazist mblidhte miliona neper sheshe,por e coi boten ne kasaphane!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *