Ramë, një fjalë të urtë, regjistro në mëndje…

redaktor

Po çahen turinjsh
Nga buza në buzë
Po tirret debati
E  bëhet tërkuzë.

Dhe ndizet shkëndia
Si gurët e strallit
I është prishur stani
Lukunisë së djallit.

Pyesin kush është djalli
i mitologjisë ?!
Armik i krijuesit
Dhe i gjithësisë .

Ka hamendësime
Ky profil i tij
Shumëkush e mendon
Djallin me një sy.

Thonë dhe që kur nisi
Qeveri e majtë
Nga shishja kërcyen
Dhe jashtë dolën djajtë

Po një e vërtetë
Më parë duhet thënë
Ata djaj kanë qenë
Nuk ështëse u bënë.

Ata djaj kanë qenë
Mëse dy dekada
Në të katër anët
U preu sopata.

Poshtërsinë e ferrit
Këtu lart e prunë
Kush ishte i majtë
Të mbetej pa punë.

Të gjithë krejt pa punë
Thosh djalli me bisht
Jo veç një person,
Por familjarisht.

Arritën t’ia dalin
Pa vështirësi
Për tetë vjet i hoqën
Plot pesëdhjetëmijë.

Nxin fytyr’ e djallit
Ngjason me katran
Nuk ka më myhir
Të shkruajë ferman.

Nuk ka më myhir
I ka humbur  vula
Ka mbetur si skile
Uritur për pula.

Dëgjoji këmbanat
Qeveri e majtë
Mbylle derën mirë
Të mos hyjnë djajtë.

Se po të arriti
Të të bëjë një vrimë
Ai brenda fut
Të gjith’ djallërinë.

Ta themi mes nesh
Dhe këtu ta lëmë
Po rrite vetë djaj
Kjo do ishte gjëmë.

Ramë, një fjalë të urtë
Regjistro në mëndje
Djallin mos e rrit
Në kasollen tënde.

 

Share This Article
7 Comments
  • Te uroj per poezine,dhe pac suksese gjithenje z.Petrit.
    Une,hodha nje replike me humor miqsor, tek gazeta,( Shqipetarja.com), Rreth vjershes ,HIMN PER DRITEROIN,te mikut tim, e te te gjitheve, BenDuka,por ata s’e nxoren,mbase per munges vendi… Po e provoj ketu Te gazeta juaj.

    NJE REPLIKE E vockeeel… ME BEN DUKEN!…

    Une do thosha,hiperbola,
    gjithesesi e ka nje cak!
    Se te gjene, si tek Bretkosa…
    fryhesh shume,por, cfryn nga pak…

    Askush s’do te mbrije ne maje,
    qofte te vej dhe me terkuze!
    Se ne maj,nuk ka me maje!
    Por vec renje,buz me buze…

    Ndaj Driteroi s’eshte atje!
    Sepse,majat nuk i lipsen…
    Ai eshte,njesoj,si dje…
    Djale,qe vec majes ngjitet…

    Ketu kamte parasysh,
    thenjen e nje fillozofi:
    ” O njeri,ne maj u ngjic,
    kurre ne maje mos harric…!”

    S’e kam pare Benin te mburret!,
    Mirpo sote,me ka shokuar!
    Dalka baraz me Agollin?!
    Epo,une paskam shkalluar…

    Ben! Ke thene : “E lash rakine!… ”
    Por,ti gjan,e pike fshehur…
    Se ti besh vehtes Himne,
    Doemos,do jesh i dehur…

    De, mos vdeksh o pullum Kulla!
    vec per thenjen lapidar:
    – Po s’u bem nje cik Belula,
    kurrsesi,nuk vete mbare! –

    Nejse,Lirikat t’i dua,
    i ke si thellezat,gushtit!
    Si lotet buze qerpikut,
    derdhur gushes se Lasgushit….

  • Mos u merr me duken o pelivan,gjithsekush ka vlerat e veta .Njeriu mund te gjeje tek tjetri dobesira,mangesira qe siç thot populli “kali kuq e ka nje huq” por eshte mire qe te mos hidhet posht por te shikohen vlerat ne pergjithsi.

  • Flamurtari, une s’do guxoja t’a hidhja posht!,thjeshte i kam bere nje vrejtje te vogel,si mik qe e kam, Ok, flamuri?…

  • Pelivan i afrohesh pak Maqo Pelivanit nga Poradeci. Po ta kesh “mik” Benin duhet ta dish shume mire qe atij edhe era e rakise i ben dem, ka nje kohe te gjate qe nuk e afron, qefi ja ka por… nuk ja mban, e dyta “miku” i mire i ben verejtjet si tellall ne publik, si flete-rrufete e dikurshme. Nje shprehje e vjeter popullore thote; qe rakia eshte per BURRA, ti me c,kuptojme pin liker si grate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *