SHBA: 12 të vdekur në një sulm me armë zjarri

Edona Llukacaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premten pasdreke në Virginia Beach, ku 12 persona kanë gjetur vdekjen me armë zjarri ndërsa 4 të tjerë janë plagosur, 3 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Faji i vetëm i këtyre personave ishte se u ndodhën në vendin e tyre të punës, në ndërtesën 2 të bashkisë, dhe kështu u gjenden përballë një agresori jashtë kontrollit,  në momëntin e gabuar.

Agresori quhej DeWayne Craddock dhe ishte një inxhinier i pakënaqur, që kishte punuar për shërbimet publike të qytetit për rreth 15 vjet. Craddock i ka kryer vrasjet me një pistoletë dhe të gjithë viktimat e tij, përveç njërit janë punonjës të shërbimeve bashkiake. Ai i goditur ata rastësisht.

I dyshuari u vra pas një beteje relativisht të gjatë me armë zjarri me policinë. Policia deklaroi se 45-vjeçari që kreu vrasjen nuk kishte të dhëna të rënda penale.

Ndërsa hetimet vazhdojnë, dyshohet se Craddok kishte pakënaqësi ndaj kolegëve dhe kjo mund të jetë arsyeja e këtyre vrasjeve, bën me dije Dita duke iu referuar mediave ndërkombëtare.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *