Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në orën 14:00 ka mbërritur në Tiranë ku do të zhvillojë një vizitë disa orëshe. Ai u prit në aeroport nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ku zhvilluan një bisedë të shkurtër për situatën politike në vend.
Jens Stoltenberg do të pritet në një takim dypalësh nga kryeministri Edi Rama, e cila do të pasohet nga një konference për shtyp. Më pas sekretari Stoltenberg do të zhvillojë një takim dypalësh në Presidencë me Ilir Metën.
Në qendër të bisedës me kreun e shtetit dhe kryeministrin pritet që të jetë siguria në rajon dhe padyshim situata politike në vend, teksa në orën 19:00 opozita do të zhvillojë protestën e shtatë kombëtare, ndërsa ka bojkotuar zgjedhjet lokale. Pas këtij takimi, ai do të largohet nga Tirana për të udhëtuar drejt Maqedonisë.
Në orën 14:00 shefi i NATO-s ka mbërritur në Tiranë, ndërsa është pritur nga ministrja e Mbrojtjes. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit në qendër të bisedës së shkurtër mes Jens Stoltenberg dhe Olta Xhaçkës ka qenë situata në Shqipëri. Pas Xhaçkës, Stoltenberg do të takohet me Ramën dhe Metën.
l.h/ dita
