Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka vendosur që fundjavën ta kalojë në qarkun e Beratit, ku ka zhvilluar një vizitë pune. Në fokus të vizitës së ministres ishte inspektimi i institucioneve publike të cilat ofrojnë shërbime për qytetarët.
Në kuadër të kësaj vizite, Balluku inspektoi spitalin rajonal, zyrën e shërbimit kombëtar të punësimit, zyrën e shërbimeve të transportit rrugor, si edhe një biznes fason, raportohet nga organi mediatik ABC Neës.
Duke theksuar se një investim i qeverisë për transformimin e maternitetit të spitalit të Beratit ishte planifikuar të fillojë së shpëjti, ministria është shprehur e kënaqur me ecurinë e punës dhe investimet e shumta që kanë ndryshuar për mirë spitalin rajonal të këtij qyteti.
Ajo tha: “Dëshira e mirë e njerëzve që punojnë në spitalin e Beratit ka bërë që shumë gjëra të ndryshojnë. Me investimet e qeverisë, me investimet e mbështetura nga donatorë të ndryshëm, situata ka ndryshuar totalisht. Pediatria ishte diçka për t’u bërë shembull dhe për spitalet e tjera. Urgjenca gjithashtu me aksesin e garantuar për ambulancat dhe me zonat e ndara për trajtimin e pacientëve sipas rasteve, pra të zonës jeshile dhe të zonës së kuqe”.
e.ll./dita
