Edhe për këtë protestë të shtatë kombëtare Partia Demokratike i ka kërkuar policisë që të lejojë një marshim protestë nga ora 19:00 deri në orën 00:00, ndërsa policia i ka kthyer një shkresë zyrtare ku lejon protestën vetëm para godinës së Kryeministrisë tek bulevardi “Dëshmoret e Kombit” dhe deri në orën 21:00.
Bëhet me dije se si në në protestat e mëparshme, në dispozicion të policisë do të jenë edhe makina të zjarrfikëseve, ambulancat, kamerat e sigurisë për të vrojtuar ecurinë e protestës dhe incidente të mundshme gjatë saj, si dhe autobotet specialë të policisë, që lëshojnë ujë dhe gaz për shpërndarjen e turmës.
Protesta para Kryeministrisë ka filluar dhe ndryshe nga sa pritej nga skenografia e tullumbaceve të bardha, yjeve europiane dhe shiritave të aktivistëve të FRDP+së, në shesh nuk ka munguar tymi i fishekzjarreve dhe tymueseve.
Vihen re se bashkë me flamujt kombëtarë, protestuesit kanë në duar flamuj të shteteve të BE-së, flamuj amerikanë dhe pankartat “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.
e.ll./dita

Kafshe te peshtira
kthehuni nga keni ardhur
dhe lini qytetarin e Tirenes te qete te jetojne si njerez
2001: Dawn of Man
http://www.youtube.com/watch?v=U2iiPpcwfCA
Kanibale, shkoni ne Serbi se jini vellame me kafshet e barbaret !
Popull budalla..Po mbroni hajdutet edhe as edhe gje tjeter .Harojeni o kokpalare interesin tuaj .Mos haroj ,po coni uje edhe ne bacen e Rames.. Lereni SPAK rehat te punoje .