Vasili: Rama ëndërron monizmin

Edona Llukacaj

Në mungesë të Monika Kryemadhit, kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili do të jetë në krye të protestuesve që u nisën nga selia e LSI-së.

Në prononcimin e tij Vasili tha se kryeministri Edi Rama nuk do të lejohet të vendosë monizmin në vend. Për hapjen e fushatës të PS-së në Lezhë, Vasili tha se Rama shkoi në vendin e krimit.

Vasili u shpreh: “Rama ëndërron monizmin. Sot u kthye në Lezhë, ku do grabisë 190 milionë euro të rrugës Milot-Balldre. Monizmin s’e kthen dot kurrë, as Rama, as 20 Rama. Por fuqia e qytetarëve rrëzon dhe 20 si Rama. Rama sot nënshkroi fundin e tij. Hajdut dhe monist këto janë dy dimensionet e Ramës. Nuk do e leme të vendosë monizëm”.

Ndërsa të rinjtë e LRI-së po protestojnë me mesazhe të shkruara në pëllëmbë.

e.ll./dita

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *