Basha protestuesve: Mos i lëndoni policët!

Edona Llukacaj

Gjatë fjalës së tij në sheshin para kryeministrisë kryetari Partisë Demokratike i ka bërë thirrje protestuesve që të mos i preknin efektivët e policisë.

Thirrja e Bashës erdhi teksa në kordonin e policisë para kryeministrisë kishte momente tensioni mes efektivëve dhe protestuesve.

Basha u shpreh së përveçse disa ‘kokrrave’, pjesa tjetër e efektivëve janë të ndershëm.

“Vëllezër e motra mos lëndoni asnjë oficer dhe efektiv policie. Mos prekni asnjë oficer policie. Vëllezër dhe motra, mos i prekni me dorë, sepse hiq dy a tre servilë të inkriminuar. Edhe pse buzët e tyre nuk e thonë dot, mendjet e tyre e mendojnë. Unë I njoh këta burra dhe gra, kam punuar me ta, kemi mundur drogën, kemi hequr vizat. Ata nuk flasin por shpirti i tyre këndon: Rama Ik”, tha Basha.

Kjo thirrje erdhi pak momente para se Basha ta ndalonte fjalimin e tij në respekt të çeljes së agjërimit dhe u lut që Zoti ta pastrojë këtë vend nga veset.

e.ll./dita

Share This Article
1 Comment
  • Ti e nxore Lazaratin keshtjellen e droges ne bote o faqezi. Vrave kater protestues te pafajshem o qen bir qeni, fale detin o kermesire vicidoliste. Shpirti nga bytha ka per te dale o poshterire e poshtersirave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *