Kukësi është fituesi i Kupës së Shqipërisë për këtë edicion.
Skuadra verilindore mposhti pa shumë vështirësi, 2-1 në finale Tiranën, që vetëm javën e fundit të kampionatit siguroi matematikisht qëndrimin në Kategorinë Superiore.
Kukësi kaloi në avantazh me Vasil Shkurtajn që në minutën e katërt dhe dominimi i Kukësit vijoi gjatë gjithë pjesës së parë.
Ndonëse në pjesën e dytë Tirana arritit të shënojë me Ngoo, Kukësi riktheu epërsinë me Reginaldon në minutën e 78-të, duke arritur të fitojë trofeun e dytë më të rëndësishëm të futbollit shqiptar për të dytën herë me të njëjtin trajner.
e.ll./dita

URIME Kuksi…Tani Gjici edhe nje fitore tjeter me 30 qershor dhe…dopio kampion!!
We are thé champion