Mit’hat Frashëri i vërtetë i shkurtit 1944

Bora Basholli

Hasan Luçi

Ky dokument arkivor tregon katërcipërisht se e gjithë lufta e organizatës tradhëtare Balli Kombëtar drejtohej kundër Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe kryetari i Ballit Kombëtar urdhëronte personalisht bandat e tij që të vepronin së bashku me pushtuesit nazistë gjermanë për të luftuar me çdo mjet partizanët, që i quanin të gjithë komunistë.

Ky dokument është një dëshmi e vërtetë që legjitimon luftën pa kompromise të fitimtarëve kundër fashizmit e bashkëpuntorëve të tyre tradhëtarë të popullit e Atdheut.

Po e jap pa asnjë gërmë a presje, siç gjendej në arkivë ku është marrë, ku duhet të jetë ende sot,nëse ndonjë dorë ballisti nuk e ka shkulë prej saj:

“Shqipnija e shqipëtarëve

Vdekje Tradhëtarëve Shqipni e Lirë,17-2-1944
B A L L I K O M B Ë T A R
Komiteti Qëndror

Numri 93 Komitetit Krahinor

Korçë

Këto tri a katër ditët e fundit nji fuqi komunistësh prej 500-600 vetësh,ndodhej në afërsinat e Beratit,nga krahu i Nahijes së Peshatnit.Kjo fuqi tash ka shkue nga ana e Sulovës?

Nji fuqi tjetër komuniste prej 200-300 vetësh zbriti ëpër Tomoricë,kaloi Qafën e Dardhës dhe shkoi dhe ajo për në Sulovë.Besohet të ketë komunistë edhe në Skrapar, por nuk i dimë mirë as vëndet ku ndodhen, as numrin e tyre,mbasi qarkullimi ndërmjët Beratit e Skraparit asht kputun krejt.

Sot muarëm një letër prej Maliq Dysharit,të shkrueme më 12-2-1944.Ky ndodhet tash në Vërçë edhe na thotë se një pjesë e fuqisë së tij asht goditun befas prej të kuqvet në katundin Kopesh dhe ka dalë me humbje tue lanë 5 të vramë edhe pesë të humbun?

Tash të kuqt zotnojnë ndofta të gjith Oparin deri në Moglicë.

Masat t’ona :

Nji fuqi prej 500 kosovarësh erdhën në Berat më 15 të k.m. edhe dje u nisën për të ndjekun anmikun në drejtim të Poriamakës,Kostrenit dhe katundeve të Sulovës.

Fuqit t’ona t’Elbasanit ikën të porositur të zënë Sulovën dhe Dumrenë.Fuqija jonë prej afër 500 vetësh u nis edhe ajo prapa anmikut po n’atë drejtim.

Në drejtim të Skraparit e të Tomoricës nuk kemi nisur akoma ndonjë fuqi.Shpresojmë që mbasi të likuidohet shpejt fuqija komuniste e Sulovës,t’i drejtojmë fuqitë t’ona për Skrapar e Tomoricë.

Qi të ketë efekt operacioni duhet të lëvizin edhe fuqit e juaja në drejtim t’Oparit e të Skraparit,mbasi kalaja e komunizmit asht aji blloku i Malësisë qi përfshin komunën e Potomit (Skrapar),Malësinë e Oprait, komunën e Vithkuqit,Shtyllë e Panarit.

Qi t’a shtypim njiherë e përgjithmonë komunizmin, duhet t’i sulmojmë e të prishim strofkullën e tyne, prandaj pa humbun kohë duhet të merrni këto masa:

1.Me të gjithë fuqitë që keni në kambë aty do të sulmoni Oparin dhe t’i futeni Skraparit nga ana e Backës,tue bamë operacion regullisht.

2.Fuqitë e Kolonjës duhet të sulmojnë edhe ato drejtë Skraparit nga ana e Panaritit.Fuqit e Dangëllisë duhet të zanë buzën e lumit edhe,në mundshin,të sulmojnë edhe ato në drejtim të Staraveckës.

Lutemi të bani ç’mos qi të kryhen këta veprime,kështu qi t’i dalim punës në krye nji herë e mirë.
Tash marrim vesht se komunistët po mblidhen më 25 të k.m.në Leshje të Skraparit, edhe më 28 të muajit do të formojnë në Panarit brigadën e shtatë.

Kryetari
Mit-hat Frashëri d.v.
Nr.186
23-2-1944
Komandës së Grupit
Këtu
Për t’a patur n’evidencë në lidhjet me veprimet e afërme n’Opar dhe në Skrapar.-
( Q.Prodani ) ( J.Dilo )
Firma Firma

Besoj se nuk do të mbetet ndonjë ballist a fashist i gjallë ,pa le pinjojtë e tyre,pa mbetur me gojë hapur, si të shastisur, me këtë urdhër nga “heroi” i tyre që nuk paska drejtuar e urdhëruar terrorin fashist me përmasa të luftës civile ballisto-fashiste. Mbase këtë e shikon dhe e kupton edhe Edi Rama që e kulmoi Mit-hat beun si të panjollosur në batakun fashist, që prej vitit 1942, kur me nismën e tij e të Fuat Dibrës themeluan Ballin Kombëtar dhe Komitetin Qëndror,i cili qysh prej fillimit përbëhej nga këta ballistomëdhenj: 1.Mitat Frashëri 2.Fuad Dibra 3.Faik Quku 4.Nuredin Vlora 5.Ali Këlcyra 6.Hasan Dosti.Ky komitet qëndroi në fuqi deri në kongresin e Ballit në Berat në dhjetor 1943, kur pësoi këto ndryshime drejtuesish ballistomëdhenj: 1.Mitat Frashëri 2.Ali Këlcyra 3.Skënder Muço 4.Abaz Ermeni 5.Kadri Cakrani 6.Koço Muka.

Në vijim të artikujve do njihemi edhe më afër me bëmat e Ballit Kombëtar,të Legalitetit, të bashkëpunimit të tyre me pushtuesit fashistë italianë e gjermanë, me shovenët grekë dhe me anglo-amerikanët kundër LANC-it për të marrë frenat e pushtetit.

Por populli shqiptar nuk derdhi gjakun për t’a lënë këtyre fitoren,por luftoi për liri e pavarësi, që u kurorëzua me sukses më 29 nëntor 1944.

Askush nuk mund të mohojë të vërtetat për tradhëtarët e Atdheut gjatë LANC-it, gjatë viteve të diversionit sidomos 1944-1954 dhe këto bëma të institutit neofashistë demokrat.

Dr.Hasan B. Luçi

 

 

Share This Article
15 Comments
  • Po mire more Dr.Hasan Luci,nuk te heq asnje pike dhe asnje presie per ato qe ke shkruar.Ato dhe shume gjema te tjera kane bere ata,por mendoj se ka ardhur koha qe ti mbyllim ato,ti ngelen historise,te shkuares dhe per te miren e femijeve tane te shikojme perpara.Mendoj se do te jete me mire keshtu,gabimet dhe fajet e tyre te mos i vazhdojme ne.Me respekt!

    • O Labi!
      Per te miren e femijve tane Balli Kombetar dhe Legaliteti qe ne vitin 1990-te duhet te dilte me nje ndjese para popullit shqiptar ku te pranonte hapur tradhetine e tij gjate Luftes Antifashiste Nacional-Clirimtare duke bashkepunuar me pushtuesit dhe te njihte kontributin e PKSH-se per Clirimin e Shqiperise!
      Por keta tradhetare kane 29 vjet,qe jo vetem nuk e kane bere kete,por vazhdojne akoma te shpresojne se do kthejne historine sipas interesave te tyre duke e quajtur Mukjen si fitore te tyre dhe fatkeqesine e vendit!
      Fakti qe akoma edhe sot merren me shpifjet kunder LANC-it,mos njohjen e dates se Clirimit,29 nentorin etj verteton se keta laro kurre nuk do heqin dore nga mburoja ndaj tradhetise se tyre,gje qe me siguri do te shtoje urrejtjen e brezit te ri kunder tyre deri ne shekuj!
      Uleni koken tradhetare dhe pastaj kerkoni qe te vazhdojme vetem si shqiptare te gjithe njelloj!

    • HAHAHAH
      Tani eshte viti 2019, ky Cani rrogetar i ambasades serbe dhe ruse eshte zombi i vitit 1944.

  • Labo,
    Histori qe po deformohet jane edhe keto qe po shkruan zoti Luci.
    Keshtu ka ndodhur dhe keshtu duhet te futen te futen ne histori, jo per sherr sot, por per te mos u harruar.

  • Mithat Frasheri ishte kombtar shqiptar, kundra sllaveve, kunder komunizmit sllav, kunder tradhetareve te kombit shqiptar qe i sherbenin sllaveve, ruseve, serbeve, grekeve. Ushtria italiane dhe gjermane ishin ne te njejten ane te llogores sepse luftonin sllavo-komunistet shqipfoles.

  • Nje deshmi arkivore nuk fillon me fjalet :Organizata tradhtare e Ballit Kombetar.Tregon PARAGJYKIM.
    Doktori Hasan Luci nuk na jep sikur nje fotokopje te origjinalit.Sikur ti besojme Lucit,ashtu si Braho,qe keto shkrime te tij ,jane dokument,,prape tregon qe Balli Kombetar,paska reaguar ndaj terrorit te cetave komuniste.VETEM POLICET E EDI RAMES NUK REAGOJNE.
    Nuk e di a ka te beje ky dr Luci me nje Hasan Luci qe kishte hequr picirin e zi ne ambasaden shqiptare ne Paris,ku ja zgjonte gruan ne mes te nates Beqir Balluku,t`i sherbente kafene.
    Nuk i dilte e keqja te shkretit,sa e deklaronte vete ne shtyp.
    Keta te keqen e kane pasur nga njeri tjetri.
    Cfare i kane punuar keta njeri tjetrit nuk ja ka bere as Balli,as Legaliteti..

  • Edhe nese eshte e vertete kjo leter,dhe nga leximi i saj,me aq sa kuptova,nuk pashe ndonje rresht te shkruaj per te bashkuar forcat balli me nazistet e para.Ne kete leter permendet dhe Maliq Dyshari i cili citon qe forcat e tij jane goditur nga te kuqte ku jane vrare 5 balliste dhe kane humbur 5 te tjerete tjere te humbur.Une vete kaq lexova ketu dhe nuk lexova togfjalesh per bashkpunim me gjermanet,por reagim te ballit se na goditen te kuqte.Z.spiun Hasani nuk e ve ne dyshim qe nje pjese dhe ndoshta i gjithe Balli bashkepunoi me fashistet,e pohuar dhe nga vete pjestare te ballit,citoj ketu Uran Butken ku thote se si rezultat i presionit dhe goditjeve nga komunistet nje pjese e cetave te ballit bashkepunuan me pushtuesit.Historia jone eshte si populli yne ,i cunguar populli,e cunguar historia. Ne krenohemi me dicka inekzistente me dicka bosh,ne jemi nje komb qe nuk dime te mbrojme vlerat tona nese i kemi ato,Ne jemi popull qe nuk kemi histori te shkruar e te dokumentuar.

  • Teper e veshtire te quhet lufta clirimtare, me pushtues brenda, lufte civile.Sepse clirimtaret benin lufte per clirim,per liri.Dhe gjindeshin perballe dy grykve te pushkes njera e pushtuesit e tjetra e ballistit.Duhet te mos ishte fare pushka e pushtuesit ta quajshim lufte civile.
    Ne fund ma interresantja per tu bind qe nuk ishte aspak lufte civil.Ku me tu clirue vendi nga pushtuesit t cilet iken.Por mbas tyne morren arratin dhe ballistet.At’here ketu,ku asht lufta civile!

  • 1) Lule,demo: A KINI GJAK SHQIPTARI ? A I DINI FJALET E ABDYL FRASHERIT PER LIRINE, DHE TE HASAN PRISHTINES PER NDERIN,PO HYMNIN KOMBETAR A E DINI ?
    2)Shkerdhatokracia shqiptare me zjarrvenesin e Kosoves dhe Shqiperise mafjozin me te zi te Historise te Shqiperise SOT DIHET NGA TE GJITHE SHQIPTARET !
    3)Kosovaret duhet te ndjehen te turperuar,dhe kokeulur per 4 shkurtin e xhafer deves dhe per pushket e drejtuara ne 28.000 deshmoret.
    4)Bustet e zogollit dhe mit’at frasherit jane TURPI I HISTORISE DHE KOMBIT SHQIPTAR?
    5)Plehrrat pseudo jorealiste gazetare corbellupites,dhe zagari llum i llumit murrizi
    NUK MUND TA DEFORMOJNE HISTORINE E LYER ME GJAK ?

    • Xhafer Deva nje Patriot i Madh se bashku me gjithe ato kosovare qe luftuan kunder komunizmit e sherbetoreve te tyre.

  • Na nxirr ndonjë me meladinin e dushan mugoshën o shoku hasan boço luçi. se Mit’hati ishte shqiptar, por ju nuk jeni me shqiptarët, ju kanë marrosur ata jugosllavët që ju përdornin si kriminelë. meqë ra llafi asgjë nuk kishte për krim te ato që ke botuar.

  • Sa leshko qe jeni, more te mjere!
    Si mund te mbyllen debatet, kur te menderosurit me ne krye mutat Frasherin u mbuluan koke e kembe me turpin e tradhetise kombetare, duke u bere bashkepunetore me pushtuesit dhe ngriten armet kunder vellezerve permes nje lufte civile…
    Pasardhesit e ketyre kriminelrve jo vetem qe nuk kerkuan falje, por kerkojne te zhbejne historine, kerkojne rehabilitim dhe permes institutit prostitute te tufave me zhgaben ne qylaf, duan te cilesojne kriminele luftetaret e LIRISE! O TEMPORA, O MORES!
    Nderime, z. Hasan Luçi per faktet e verteta per te menderosurit e ballit kombatar.

  • Sa leshko qe jeni, more te mjere!
    Si mund te mbyllen debatet, kur te menderosurit me ne krye mutat Frasherin u mbuluan koke e kembe me turpin e tradhetise kombetare, duke u bere bashkepunetore me pushtuesit dhe ngriten armet kunder vellezerve permes nje lufte civile…
    Pasardhesit e ketyre kriminelrve jo vetem qe nuk kerkuan falje, por kerkojne te zhbejne historine, kerkojne rehabilitim dhe permes institutit prostitute te tufave me zhgaben ne qylaf, duan te cilesojne kriminele luftetaret e LIRISE! O TEMPORA, O MORES!
    Nderime, z. Hasan Luçi per faktet e verteta per te menderosurit e ballit kombatar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *