Gara për punësimin e mjekëve, ja 200 vendet e lira

Bora Basholli

Bluzat e bardha që janë në kërkim të një vendi të lirë pune në spitalet dhe qendrat shëndetësore publike të vendit duhet të kryejnë procedurat e aplikimit online deri në përfundim të datës 15 qershor. Pas vlerësimit të nevojave për mjekë të përgjithshëm, mjekë familjeje, si dhe mjekë specialistë, janë identifikuar tashmë rreth 200 vendet e lira të punës, për të cilat mund të aplikohet në portalin online “Mjekë për Shqipërinë 2019”, sipas kritereve dhe afateve të përcaktuara.

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuar listën e vendeve të lira të punës për mjekët në qendrat shëndetësore, poliklinikat e specialiteteve, spitalet rajonale, si dhe spitalet e  nivelit terciar në kryeqytet. Për këto vende të lira pune ka të drejtë që të aplikojë çdo individ që është punëkërkues, i cili ka marrë lejen e ushtrimit të profesionit të mjekut në Republikën e Shqipërisë. Sipas ekspertëve të dikasterit të shëndetësisë, ju duhet të aplikoni vetëm një herë në portalin online

“Mjekë për Shqipërinë, http://www.mjeke.shendetesia.gov.al. Ndërkohë që çdo kandidat mund të aplikojë për më shumë se një vend të lirë pune. Fillimisht, secili kandidat duhet që të krijojë një profil duke u regjistruar, ose duke u identifikuar nëse e ka kryer tashmë këtë hap. Hapi i dytë ka të bëjë me ngarkimin e dokumenteve të kërkuara.

Në portal janë listuar vendet vakante të cilat do të jetë aktive vetëm për individët e identifikuar. Me një dosje të përfunduar, tashmë mund të bëhet aplikimi për pozicionet vakante, për të cilat lejohet aplikimi në më shumë se një vend të disponueshëm. Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për pranim, që janë:

“Të kenë diplomën e mjekut, mjekët specialistë edhe diplomën e specialitetit, të lëshuar nga institucioni i arsimit të lartë brenda apo jashtë shtetit, të njohura nga Ministria përgjegjëse për arsimin, të jenë të pajisur me lejen e ushtrimit të profesionit, të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi, apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje, si dhe të mos jenë në marrëdhënie pune me një institucion shëndetësor publik që ofron direkt shërbim shëndetësor (qendër shëndetësore/spital).

Ndërsa kandidatët të cilët janë të punësuar në një institucion shëndetësor publik nuk mund të konkurojnë nëpërmjet kësaj platforme online. Për këta mjekë do të zbatohen procedurat e transferimit. Sa i takon skemës së vlerësimit, bëhet e ditur se çdo kandidat që bëhet pjesë e kësaj platforme punësimi, kandidatët do të vlerësohen për diplomën, gjuhën e huaj, përvojën në shëndetësi, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe për intervistën me gojë.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 50 pikë, prej të cilave deri në 45 pikë do të sigurohen nga vlerësimi i dosjes, ndërsa 5 pikët e mbetura nga vlerësimi i intervistës me gojë që secili kandidat do të kalojë para komisionit përkatës. Kandidati i shpallur fitues lidh kontratë individuale pune me institucionin shëndetësor. Kandidatët për të cilët nuk ka një vend vakant, qëndrojnë në listën e pritjes për një vend pune deri në shpalljen e radhës.

 Somarjo

Kandidatët do të vlerësohen për diplomën, gjuhën e huaj, përvojën në shëndetësi, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe për intervistën me gojë. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 50 pikë, prej të cilave deri në 45 pikë do të sigurohen nga vlerësimi i dosjes, ndërsa 5 pikët e mbetura nga vlerësimi i intervistës me gojë që secili kandidat do të kalojë para komisionit përkatës. Kandidati i shpallur fitues lidh kontratë individuale pune me institucionin shëndetësor. Kandidatët për të cilët nuk ka një vend vakant, qëndrojnë në listën e pritjes për një vend pune deri në shpalljen e radhës.

 Vendet e lira të punës në poliklinika e spitale

  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Peshkopi, Dibër.
  • Mjek Urgjence, Spitali Rajonal Durrës.
  • Mjek Pediatër, Spitali Rajonal Durrës.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Dajç, Lezhë.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Kolsh, Lezhë.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Blinisht, Lezhë.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Balldre, Lezhë.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Shën Koll, Lezhë.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Lezhë.
  • 2 Mjekë të përgjithshëm Qendra shëndetësore Pojan, Korçë.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Cakran, Fier.
  • Mjek anestezist-reanimator pranë SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”.
  • Mjek Anestezist-Reaminator, Spitali Kavajë.
  • Mjek kirurg, Spitali Kavajë.
  • Mjek neonatolog në SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”.
  • Mjek obstetër-gjinekolog në SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, Tiranë.
  • Mjek Neurokirurg pranë QSUT.
  • Mjek neonatolog në SUOGJ “Koço Gliozheni”.
  • Mjek obstetër-gjinekolog në SUOGJ “Koço Gliozheni” Tiranë.
  • Mjek nefrolog pranë SUT.
  • Mjek anestezist-reanimator pranë SUT.
  • Mjek Internist/Gastrohepatolog pranë QSUT.
  • Mjek Imazherist pranë SU “Shefqet Ndroqi”.
  • Mjek pneumolog pranë SU “Shefqet Ndroqi”.
  • Mjek Kirurg Urolog pranë QSUT.
  • Mjek kardiolog pranë SU “Shefqet Ndroqi”.
  • Mjek anestezist-reanimator pranë SU “Shefqet Ndroqi”.
  • Mjek Anestezist-Reaminator QSUT.
  • Mjek ORL në Spitalin Rajonal Dibër.
  • Mjek Kirurg në Spitalin Rajonal Dibër.
  • Mjek anestezist-reanimator pranë Spitalit Rajonal Dibër.
  • Mjek Kardiolog në Spitalin Rajonal Durrës.
  • Mjek Kirurg në Shërbimin Spitalor Përmet.
  • Mjek Kardiolog në Shërbimin Spitalor Tropojë.
  • Mjek Pediatër në Shërbimin Spitalor Tropojë.
  • Mjek Kardiolog në Shërbimin Spitalor Përmet.
  • Mjek Laboratori në Spitalin Rajonal Kukës.
  • Mjek Kirurg, Shërbimi Spitalor Kolonjë.
  • Mjek obstetër-gjinekolog në Spitalin Rajonal Durrës.
  • Mjek Pediatër në Spitalin Rajonal Kukës.
  • Mjek Pediatër në Shërbimin Spitalor Përmet.
  • Mjek Reanimator në Shërbimin Spitalor Tepelenë.
  • Mjek anestezist-reanimator pranë Spitalit Rajonal Durrës.
  • Mjek Kardiolog në Shërbimin Spitalor Kurbin.
  • Mjek Kirurg, Shërbimi Spitalor Pogradec.
  • Mjek Neonatolog në Spitalin Rajonal Lezhë.
  • Mjek Kirurg në Shërbimin Spitalor Tepelenë.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Dajt, Tiranë.
  • Mjek Obstetër Gjinekolog në Shërbimin Spitalor Tepelenë.
  • Mjek Pediatër në Shërbimin Spitalor Pukë.
  • Mjek i përgjithshëm në Qendrën Shëndetësore SOB Tiranë.
  • Mjek obstetër-gjinekolog në Spitalin Rajonal Shkodër.
  • Mjek Pneumolog në Spitalin Rajonal Gjirokastër.
  • Mjek Onkolog pranë Qendrës Shëndetësore SOB, Tiranë.
  • Mjek Laboratori Klinik-Biokimik në Spitalin Rajonal Gjirokastër.
  • Mjek Neurolog, Spitali Rajonal Korçë.
  • Mjek Pediatër në Spitalin Rajonal Shkodër.
  • Mjek Obstetër-Gjinekolog, Spitali Rajonal Korçë.
  • Mjek Urgjence në Shërbimin Spitalor Sarandë.
  • Mjek Hematolog në Qendra shëndetësore e Specialiteteve Nr. 1 Tiranë.
  • Mjek Anestezist-Reaminator, Spitali Rajonal Korçë.
  • Mjek Obstetër-Gjinekolog, Shërbim Spitalor Skrapar.
  • Mjek Pediatër Infeksionist , Spitali Rajonal Berat.
  • Mjek Onkolog, Spitali Rajonal Berat.
  • Mjek Imazherist në Spitalin Rajonal Vlorë.
  • Mjek neurolog në Qendrën shëndetësore të Specialiteteve Nr. 1, Tiranë.
  • Mjek Obstetër Gjinekolog në Spitalin Rajonal Vlorë.
  • Mjek Okulist në Spitalin Rajonal Vlorë.
  • Mjek Hemodinamist në Spitalin Rajonal Shkodër.
  • Mjek Neurolog në Spitalin Rajonal Vlorë.
  • Mjek Kardiolog në Qendrën shëndetësore Nr. 10, Tiranë.
  • Mjek i Përgjithshëm Qendrën shëndetësore Shkrel, Shkodër.
  • Mjek Imazherist, Shërbim Spitalor Librazhd.
  • Mjek i Përgjithshëm Qendrën shëndetësore Qendër, Shkodër.
  • Mjek iPërgjithshëm Qendrën shëndetësore Hajmel, Shkodër.
  • Mjek Anestezist-Reanimator në Spitalin Lushnje.
  • 2 Mjek i Përgjithshëm QSH Bushat, Shkodër.
  • Mjek i Përgjithshëm QSH Vau Dejës, Shkodër.
  • Mjek Pediatër në Spitalin Lushnje.
  • Mjek Neonatolog, Spitali Rajonal Elbasan.
  • Mjek laboratori pranë Qendrës shëndetësore Nr 8, Tiranë.
  • Mjek Obstetër-Gjinekolog, Spitali Rajonal Elbasan.
  • Mjek Anestezist-reaminator, Spitali Rajonal Elbasan.
  • Mjek kirurg në Qendrën shëndetësore Nr. 8, Tiranë.
  • Mjek obstetër-gjinekolog në Qendrën shëndetësore Nr. 2, Tiranë.
  • Mjek Kardiolog, Spitali Rajonal Elbasan.
  • Mjek Infeksionist në Spitalin Lushnje.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Belsh, Elbasan.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Cërrik, Elbasan.
  • Mjek Neurolog në Spitalin Rajonal Fier.
  • Mjek Imazherist në Qendrën shëndetësore të Specialiteteve Nr. 3, Tiranë.
  • Mjek Kardiolog në Spitalin Rajonal Fier.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Fierzë, Elbasan.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Shale, Shkodër.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Nr. 4, Elbasan.
  • Mjek Pediatër në Spitalin Rajonal Fier.
  • Mjek në Qendrën shëndetësore Pult, Shkodër.
  • Mjek Anestezist- Reanimator në Spitalin Rajonal Fier.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Nr. 3, Elbasan.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Ana Malit, Shkodër.
  • 2 Mjekë të Përgjithshëm Qendrën shëndetësore Nr. 2, Elbasan.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Nr.4, Shkodër.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Nr.1, Shkodër.
  • Mjek Kirurg në Spitalin Rajonal Fier.
  • 3 Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Nr. 1, Elbasan.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Kaçinar, Mirditë.
  • Mjek Obstetër Gjinekolog në Spitalin Rajonal Fier.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Fane, Mirditë.
  • Mjek obstetër-gjinekolog në QSh Bathore, Tiranë.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Hocisht, Devoll
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Fushë-Kuqe, Kurbin.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Miras, Devoll.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Kashar, Tiranë.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Milot, Kurbin.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Bilisht, Devoll.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Bogovë, Skrapar.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Laç, Kurbin.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Poliçan, Skrapar.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Mbrostar, Fier.
  • Mjek Okulist në Qendrën shëndetësore të Specialiteteve Nr. 2, Tiranë.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Krume, Has.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Qukës, Librazhd.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Levan, Fier.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Fierze ,Pukë.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Liqenas, Korçë.
  • 3 Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Vreshtas, Korçë.
  • Mjek i Përgjithshëm në Qendrën shëndetësore Klos, Mat.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Portez, Fier.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Gore, Korçë.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Fushe-Arres ,Pukë.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Pirg, Korçë.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Kurjan, Fier.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Bubq, Krujë.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Fierze, Tropojë.
  • 2 Mjekë të përgjithshëm Qendra shëndetësore Patos, Fier.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Rajoni 3, Korçë.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Fratar, Mallakastër.
  • 3 Mjekë të përgjithshëm Qendra shëndetësore Rajoni 2, Korçë.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Llugaj, Tropojë.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Shushicë, Vlorë.
  • 3 Mjekë të përgjithshëm Qendra shëndetësore Rajoni 1, Korçë.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Brataj, Vlorë.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Perondi, Kuçovë.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Orikum, Vlorë.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Kuçovë.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Nikël, Krujë.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Nr.3 Vlorë.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Leskovik, Kolonjë.
  • 2 Mjekë të përgjithshëm Qendra shëndetësore Nr.2 Vlorë.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Fushë-Krujë
  • 2 Mjekë të Përgjithshëm Qendrën shëndetësore Nr.1 Vlorë.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Ersekë, Kolonjë.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Divjakë, Lushnjë.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Krujë.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore, Pogradec.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Kolonjë, Lushnjë.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Golem, Kavajë.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Buçimas, Pogradec.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Krutje, Lushnjë.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Pogradec.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Kryevidh, Kavajë.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Nr.1 Lushnjë.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Lenie, Berat.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Kavajë.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Piskovë, Përmet.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Sinje, Berat.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore. Katund i Ri, Durrës.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Luftinjë, Tepelenë.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Poshnje, Berat.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Tepelenë.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Kutalli. Berat.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Shijak, Durrës.
  • 2 Mjekë të përgjithshëm Qendra shëndetësore Lumas, Berat.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Sarandë.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Otllak, Berat.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Cepo, Gjirokastër.
  • Mjek i i përgjithshëm Qendra shëndetësore Nr. 8, Durrës.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Roshnik, Berat.
  • 2 Mjekë të përgjithshëm Qendra shëndetësore h Vertop, Berat.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Nr. 7, Durrës.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Gjirokastër.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Bulqizë.
  • Mjek i përgjithshëm Qendra shëndetësore Nr.1, Berat.

 

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *