Për kaosin politik që po mbizotëron prej muajsh në vendin tonë ka reaguar edhe Kisha Ortodokse. Në një deklaratë për mediat, Kisha ka shprehur shqetësimin për situatën politike që sipas saj rruga e pajtimit sa vjen e po ngushtohet.
“Duke e ndjekur me kujdes situatën konfliktuale politike që është krijuar në vendin tonë kemi shpresuar se palët, nëpërmjet një përpjekjeje dhe mirëkuptimi të ndërsjellë, do të gjenin një zgjidhje, të pranueshme për të gjithë. Por, me keqardhje po shikojmë se rruga e pajtimit dhe e mirëkuptimit sapo vjen dhe po ngushtohet, duke rrezikuar kështu ashpërsimin e konfliktit, i cili mund të sjellë pasoja shumë të rënda për të tashmen dhe të ardhmen të Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e Kishës Ortodokse.
Për të kapërcyer krizën dhe konfliktin politik, Kisha Ortodokse në deklaratë thotë se do luten që Perëndia të inkurajojë drejtuesit e vendit që të gjejnë rrugën e pajtimit.
“Prandaj, me shqetësim të madh dhe përulësi, do të lutemi në të gjitha kishat që Perëndia i paqes dhe i urtësisë të inkurajojë të gjithë ata që kanë përgjegjësinë e drejtimit të vendit, që të ndërgjegjësohen për rëndësinë e detyrës, me të cilën janë ngarkuar, të gjejnë rrugën e pajtimit dhe të mirëkuptimit dhe të ofrojnë zgjidhje konkrete për të gjitha problemet, për të mirën e vendit dhe të popullit tonë”, përfundon deklarata.
Partia Socialiste ka çelur fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa opozita vazhdon protestat për largimin e kryeministrit Rama, ku e radhës do të zhvillohet më 8 qershor.
b.b/dita

Kisha greko-orthodhokse ne shqiperi eshte fole gjarprinjsh te asfalise greke
Në gjuhën shqipe apo në gjuhën greke do t’i bëni ato lutjet mo?
Sa hipokrite tingëllon deklarata juaj. .kisha ortodokse shqiptare nuk është aspak shqiptare ose më saktë është antishqiptare për sa kohë anastasi ignatio apo ai tjetri i gjirokastrës do bëjnë deklarata antishqiptare. .
Nqs doni të dukeni më human përpara shqiptarëve ndaloni të merreni me politikë dhe me biznes hidrocentralesh..shikoni mbani një meshë për themeluesin patriot të koash Fan Noli pastaj bëni nga deklarata si puna e kësaj të mësipërmes. .
hah ha .
s’na u ndan mesjetaret mer taj !
Janulla me zor po pret ti dali flaka