Biznesmenët shqiptarë të Gjermanisë letër Bashës: “Luftoni” në Parlament

Bora Basholli

Biznesmenët shqiptaro-kosovarë që jetojnë në Bavari të Gjermanisë, kanë shkruar një letër për Lulzim Bashës.

Në letër biznesmenët shqiptarë kanë një kërkesë shumë të qartë dhe specifike. Ata i kërkojnë që deputetët e Pastrisë Demokratike  të luftojnë në Parlament e jo në rrugë, shkruan Tema.

“Trimëri dhe patriotizëm është forcimi i ekonomisë dhe ofrimi i një alternative konkurruese, por ne institucione, siç është Parlamenti e assesi ne rrugë.

Populli ju ka zgjedhur që në Parlament të luftoni, e jo në rrugë. Këto janë rregullat e demokracisë për të cilën u sakrifikuan qindra e mijëra shqiptarë, pjesë e së cilës jeni edhe ju” shkruhet ndër të tjera në letër.

Letra e plotë 

I nderuar Z. Lulzim Basha, kur shteti rrezikohet duhet të veprojmë mençurish te gjithë, ndërsa ju si opozitarë keni edhe obligim jo vetëm ligjor, por edhe moral të ndikoni pozitivisht qe Shqipëria te fitojë ne imazh.

Ne, bizneset bavareze të mbledhur rreth fondacionit Besa, kërkojmë nga ju që në mënyre imediate të ndikoni tek simpatizantet juaj te cilët nuk janë te pakët, të angazhoheni ne frymën e Partive Popullore Europiane, familjes se cilës i takon edhe Partia Demokratike.

Disa nga bizneset tona punojmë me vite te tëra suksesshëm ne dikasterin e turizmit dhe hotelerisë, prandaj kemi arsye te forte të ju shkruajmë këtë ketër.

Disa klientë, te cilët me shume angazhim për bindje që të vizitohet Shqipëria, pasi kanë prenotuar plazhin e Dhërmiut, kanë kërkuar të tërhiqen keto prenotime.

Po deshët do t’ju argumentojmë edhe me dokumente.

Protestat janë mjeti me demokratik, gjë qe praktikohen edhe ne ne Gjermani, mirëpo nese ato janë paqësore.

Protesta juaj ngjante me shume ne Farkistët ultra socialist me fytyra mbështjell.

Këso lloj protestash nuk i takojnë familjeve të Partive Popullore Europiane.

Jemi duke vëzhguar situatën edhe me miq gjerman dhe parlamentarë europianë.

Nuk duam që populli shqiptar te ripërjetoj vitet e 97, sepse kjo politike është vetë-izoluese dhe nuk e meriton Shqipëria.

Shumica e ne biznesmenesve u takojmë Partive që bëjnë pjesë në Partitë Popullore Europiane dhe realisht jemi një familje me PD, prandaj si kolege me të njëjtin drejtim politik ju drejtohemi shume miqësisht.

Njerëzit me fytyra të fshehura që gjuajnë me fishekzjarrë nuk mund t’i takojnë familjes se Partive konservatore.

Trimëri në paqe është forcimi edhe dëgjimi i miqëve dhe aleateve që mbështeten Shqipërinë në rrugën europiane.

Trimëri dhe patriotizëm është forcimi i ekonomisë dhe ofrimi i nje alternative konkurruese, por ne institucione, sic eshte Parlamenti e asesi ne rrugë.

Populli ju ka zgjedhur qe ne Parlament te luftoni, e jo ne rruge. Këto janë rregullat e demokracisë për të cilen u sakrifikuan qindra e mijëra shqiptarë, pjesë e së cilës jeni edhe ju.

Z.Rama gjithashtu i apelojmë që të ulet me opozitën dhe te merreni vesh për Shqiperinë europiane. Gjithçka eshte e mundur në qoftë se e doni Shqipërinë.

Ne diaspora nga Bavaria u jemi ne dispozicion vllazërisht t’ju mbështesim pa kushte, vetëm qe Shqipëria te përparojë, sepse nëse Shqipëria është e forte, është edhe Kosova.

Ne emër të bizneseve kosovaro-vavareze Besa foundation

Ilir Seferi, München, nënkryetar dhe zëdhënës. l.m

 

b.b/dita

Share This Article
7 Comments
    • Ik e pirdhu o lani gjifti…ti dhe keta plehrat pseudo biznesmene…te shesin na nje qebap e mos te na çajne trapin…poo te kene bithe…te kthehen e te jetojne ne shqiperi ee ta shohin pastaj…se si eshte e verteta…

  • Perse nuk vini ju e ta provoni perplasje ne parlament apo ne zyra qeverisese. Me sa duket ti duhet te jesh ndonje nga ata qe je bere ortak me Ramen dhe flet ne emer te biznesmeneve.

  • I nderuar Perfaqesues i biznesit shqiptar ne Gjermani,Ju duhet te vini ketu per te pare represionin psikologjik dhe jo vetem,per te kuptuar se kauza e Opozites se Bashkuar me Popullin e Shtypur qendron me lart se disa interesa te vogla pa kurrfare peshe ne ekonomine e falimentuar te shqiperise….dhe,meqe po permendim ekonomine qe duhej te ishte e para,sepse liria dhe ekonomia nuk bejne pa njera tjetren,po ju kujtoj se TAKSEN E RRUGES SE KOMBIT e vuri qeveria e sotme e shqiperise sikurse dua t’ju kujtoj se Qeveria e Sotme e Shqiperise po vepron ne prapaskene per ndarjen e trojeve te Kosoves si dhe,duke pare qendrimin krejt antishqiptar dhe antikosovemQeveria e Kosoves po paralajmeron qeverine e shqiperise te heqe barrierat e taksimit te mallrave te kosoves ne te kunderten,do te vendoset taksa 100% per te gjitha mallrat e shqiperise ne drejtim te kosoves….
    Pra,per keta dhe sa e sa te tjera padrejtesi te qeverise se sotme te shqiperise po lufton sot Opozita e Bashkuar ne shqiperi….

  • O shpirag po te jete per ato qe thua ti beteja behet ne parlament.Po ata kane hallin e Reformes ne Drejtesi se kane friken e BkH dhe Spak.Pse ti kujton se hallin per te hequr Ramen kane Pd dhe Lsi??Rama eshte me shume me ta se dhe ai ka vjedhur,po ata duan te bllokojne reformen e drejtesise se vec vjedhjeve vrasjeve kane dhe tradhtine mbi shpine.

  • Kot lodheni me letra e keshilla. Ne se nuk e kuptoni, duhet ta merrni vesh njehere e mire (ne rast se doni): Agjenti lulzim Basha thjeshte zbaton verberisht udhezimet e padroneve serbo-ruso-greke, te cilet edhe I financojne gjithe veprimtarine e planifikuar ne detaje te mbajtjes se Shqiperise nen tension te vazhdueshem, nen presionin e zjarrit, shkaterrimit e gjunjezumit te shtetit para bandave vandale me fraksione kryesisht veriore te Saliut, te Dibres se mones dhe gjithe llumit mamurras, lac, fushekruje, mat, etj. qe nuk rreshtin ne perdorimin e tritolit e te terrorizimit. Saliu, iliri dhe Monika, me karabushin Lul, nuk mund te ulen e bisedojne kurre dhe ne asnje rrethane. Strategjia e tyre eshte e planifikuar dhe e paguar nga padronet e medhenj. E keqja tjeter e madhe ne kete situate eshte se qeveria anemike e Edi Rames nuk eshte ne gjendje te “prese me shpate Nyjen Gordiane”, te krijuar nga keta kriminele. Duke I lejuar, pa I ndeshkuar per vite me radhe, plaga eshte qelbezuar dhe gangrenizuar e s’mund te sherohet e bisedohet per te, por vetem te operohet, te pritet me thike, per te shpetuar Shqiperine. Nuk ma merr mendja se Kryeministri dhe te tjeret nuk e kuptojne kete, por a kane kurajon te gjejne force per ta shkulur te keqen. Kjo kerkon sakrifice, devocion, trimeri dhe ndoshta vetmohim, per hir te atdheut e te popullit qe I ka votuar, pikerisht per kete!!!

  • Per ju qe kerkoni dhe mendoni se dialogu behet ne parlament a nuk me thoni kur eshte miratuar nje amendament i propozuar nga opozita (e sotmja dhe e djeshmja )porgjithmone jane hedhur poshte me forcen e kartonit a thua qe mazhoranca ka gjithmone njerezit me te mencur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *