Veliaj: Forca jonë, problemi i kundërshtarëve

Elena Tase

Ditën e sotme, Kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj, në një takim me qytetarët prezanton kandidatët për Këshillin Bashkiak të Tiranës, nga Liceu Artistik.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës në fjalën e tij shprehet:

“Falënderoj publikisht djem, vajza, burra dhe gra, që e kthejnë Tiranën siç ishte vite më përpara. Sigurisht që gjërat e vogla tregojnë ato që ne besojmë. Kur filluam këtë punë të gjithë së bashku, pyetja ishte, çfarë është gjëra e parë që do bëjmë? Përgjigjja ime ishte se sahati i Tiranës do të jetë gjëja më e vogël nga ku duhet të fillojmë. Ajo që është forca jonë është problemi i kundërshtarëve tanë dhe në fakt gjërat e vogla kanë vërtet rëndësi.”

Në fjalë e tij Kryetari i Bashkisë, përmendi gjithashtu se ndihma të shumta do të nisen nesër drejt qytetit të Korçës, për familjarët e prekur nga tërmeti.

“Kur je i pafuqishëm zgjidhje është dhuna. Sot është një mundësi fantastike për t’u njohur me fytyrat e reja të cilët do përmirësojnë punën tonë. PS ka qenë gjithmonë më dyer të hapura për njerëz të rinj, kushdo mund t’ja dal të jetë pjesë e jona. Ditën e nesërme për motrat dhe vëllezërit tanë në Korçë do të dërgohen ndihma, ndërresa për fëmijët, ushqime të konservuara dhe veshmbathje, ku në dispozicion do të jenë dy kamiona. Gjithashtu ju bëj me dije se ditën e nesërme parkingjet do të jenë pa pagesë.”

“Jemi të gjithë një skuadër, skuadra e Shqipërisë! Kryeministri ka qenë në bashkëpunim me ne në çdo kohë dhe së bashku me qeverinë dhe administratën e Tiranës jemi një skuadër. Dua të falënderoj listën aktuale të Këshillit Bashkiak. Në ditët më të vështira, kishim nevojë për ndihmën tuaj dhe ju na u gjendet aty, dhe sot më vjen mirë t’ju quaj vëllezër dhe motra socialist”, përfundoi fjalët e tij Kryetari i Bashkisë.

Krahas folësve në në podium qëndron edhe një personat që arrin të komunikojë në kohë reale gjuhën e shenjave për të gjithë ata që e ndjekin në sallë, por edhe ata të tjerët që e ndjekin këtë aktivitet nëpërmjet ekranit.

e.t./dita

Share This Article
5 Comments
  • Erjono, na erdhen para 1 muaji nja 50 punetore te bashkise me fadroma e me makineri me na bo 10 metra trotuar te gjate dhe 1 meter te gjere ,jo per ne banoret por per Luan Bregasin ,qe te hiqte kazanet e plehrave nga pallati i tij dhe ti kalonte perballe.
    Si perfundim , ing dhe pergjegjesit e punimeve u zhduken dhe cdo gje e lane rremuje, pra me mut sec ishte. I thame dhe te mbushnin nje grope ne rruge prane karburant Kastratit, por edhe ketu me nder nje mut….
    Erjono , po nuk pertove, beje nje xhiro kendej

    • Erioni ka frike te vije ne Yzberisht me 50 mije banore,qe per 4 vjet nuk ka bere asgje dhe ti i kerkon te vije te mbylle gropat e Luan Bregasit!
      E degjove se nga e filloi punen para 4 vjeteve?
      Nga rregullimi i sahatit tha i shkreti!
      Jo nuk e filloi aty,por tek hapja e deres se zyres se tij!
      Qe ketu mashtron ky njeri!
      Se ne 1 milion banoret e Tiranes meqenese ky qenka shqetesuar per sahatin kujton se na beri pune neve?
      Eh o mashtrues reklamaxhi,qe ke pun uar vetem per vete e jo per banoret e Tiranes!
      Ti i ke trajtuar banoret me kategori,si dikur sklleverit!

  • Erjoni, si kryetar bashkie e ka nisur fushaten.me beteje ndaj kundershtareve. Qe ne hapje te fjales tregon forcen. Shkurt, ky eshte vizioni i vetem i Rilindjes, qe po perdor arrogancen populiste per te mos ndier pergjegjesi ndaj asnje kritike ndaj projekteve fatale te koncesioneve dhe tenderave qe po cojne Shqiperine ne katastrofe.
    Vetem mbllacisin pislleqe te tilla si forca jone- problemi i tyre.
    Qe ne hapje te fjales duket si hitlerian i vogel
    Pis ramist

  • Kandidateve per Kryetar Bashkie!Ju qe po kandidoni per Kryetar Bashkie duhet te dilni para votuesve me nje projekt-kontrate qe do te beni me zgjedhesit.Atje te shkruhen konkretisht detyrimet qe mer persiper Bashkia me afatet perkatese.Mjaft me madhtrime….Kontrata te permbaje:1.Pedorimin e fondeve financiare ne % per cdo fushe.2.Programi I Bashkise,dhe plan-kalendari i zbatimit te tij.3.Struktura e Bashkise.4.Prioriteti i Kryetarit te Bashkise te jete pritja e popullit.Ai ta beje kete 2 ore cdo dite dhe publikisht ne nje ambient ku te kene mundesi te marin pjese kushdo qe eshte i interesuare…dhe ne prani te kamerave…5.Bashkia duhet te vendose nje ekran ne nje vend te dukshem ,ku te cfaqen lexueshem per te gjithe Kontrata e Bashkise me banoret;programi dhe plan-kalendari i zbatimit te tij dhe transparenca e veprimtarive te Bashkise e tj.6.Bashkia te kete gazete javore informative ku te informohen qytetaret per veprimtarine e Bashkise.7.Bashkia duhet afishoje ne vende publike disa numra telefoni qe mund ti petdori kush te kete nevoje.8.Kryetari I Bashkise duhet te beje llogaridhenie publike ne cdo tre muaj dhe muajin e pare pas nje viti pune.Keshtu votuesit do te dine prese e japin voten.

  • Erion Velia,para se te kerkoje votat e qytetareve ,t’ju thote atyre se kur e ka orarin e pritjes per popullin.Gjat mandatit qe kaloi sa ore pritje populli ka bere dhe sa probleme ka zgjidhur .Ti thote popullit sa ambiente ka ndertuare Per moshen e trete dhe pensionistet.Sa azile ka ndertuare.A kane te drejte penionustet te udhetojne pa bilete ne transportin urban.Akoma SH.Q.U.P eshte e pushtuare nga shpellaret,ku e kini respektin per ushtaraket dhe ish ushtaraket.Cfar bet per statusin e ushtarakeve kur ndertuate ate pacavure per llogaritjen e pensioneve .Ato cfar kini bere Per Tiranen,jane me shume per tu dukur.Le te thote nje qytetar I Tiranes a ka mundur ta takoje Erjon Veline kur ka patur probleme per te zgjidhur.A ka fytyre te kerkoje vota ky mashtrues?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *