Eurostat: Shqiptarët me normën më të ulët të të mësuarit gjatë jetës

Elena Tase

Më pak se 1% e shqiptarëve vendosin të angazhohen për të thelluar njohuritë e tyre pas shkollës. Sipas të dhënave të INSTAT, rreth 0.9% e shqiptarëve të moshës 25-64 vjeç mësojnë përgjatë gjithë jetës së tyre. Kjo është norma më e ulët në të gjithë Bashkimin Europian dhe vendet e rajonit, ku Shqipëria ka një diferencë të dukshme, sipas të dhënave të tjera të Eurostat.

Megjithatë, në lëmin e paditurisë, shqiptarët janë shokë klase me rumunët, ku përqindja e personave që mësojnë gjatë gjithë jetës është po aq.

Të mësuarit gjatë jetës është përvetësimi vullnetar dhe i vetëmotivuar i dijeve, qoftë për aspektin personal apo profesional. Prandaj, të mësuarit gjatë jetës nuk rrit vetëm përfshirjen në shoqëri apo qytetarinë aktive, por edhe rrit vetë-qëndrueshmërinë, konkurrencën dhe shanset për punësim.

Ndër vendet e Bashkimit Europian, mesatarisht 11.1% e popullsisë e moshës 25-64 vjeç ishin të angazhuar në të mësuarit gjatë jetës, sipas statistikave të Eurostat.

Përqindjet më të larta janë shënuar në vendet e Europës Perëndimore dhe Veriore. Zvicra ka përqindjen më të lartë, me 31.6% të popullsisë 25-64 vjeç, që mësojnë gjatë gjithë jetës, e ndjekur nga Suedia me 29.2% të kësaj grupmoshe, aktive për të përvetësuar njohuri shtesë gjatë gjithë jetës së tyre. Finlandezët janë të tretët më të dhënë pas të mësuarit, ku rreth 28.5% e grupmoshës 25-64 vjeç mësojnë gjatë gjithë jetës, e ndjekur nga Danimarka me 23.5%, Estonia me 19.7%, Holanda me 19.1%, Franca me 18.6% dhe Austria me 15.1%.

Lindorët mbesin në vend numëro me njohuritë e tyre

Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, popullsia e Europës Lindore mbetet në vend numëro me njohuritë. Përqindja e individëve që vazhdojnë dhe thellojnë njohuritë e tyre edhe pas përfundimit të ciklit shkollor është shumë më e ulët se mesatarja e BE-së. Më të paditurit e Europës pas Shqipërisë, që mban rekordin, janë Rumania, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria me përkatësisht 2.4 dhe 2.5% të popullsisë që vijojnë të marrin njohur përgjatë gjithë jetës.

Ndër vendet kandidate për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian, turqit kanë përqindjen më të lartë të angazhimit në marrjen e njohurive, me 6.2% të popullsisë. Më pas ata ndiqen nga serbët me 4.1%, malazezët me 3.2%.

e.t./dita

Share This Article
10 Comments
  • shifini lajmet ke Tema e mero bazes ,

    te reja adoleshente te veshura sexi ,pozuar sexi ,

    kulmi sikur mesojne ne jete vetem me qen objekte sexi

    pasnji fije truri .

    Kan prinder kta femije qe bredhin neteve ne klubet ku
    mbi skena demostrojn kercimet sexuale afrikanet

    e ardhur nga fundi i botes me budalleps rinine shqiptare .
    Ka noj shqetsim nga shoqeria ,nga shteti .prinderit ne ate vend !

    e pabesushme .
    Kur shef kte degjenerim ,uk te cudit fakti se si Moika e lsi-s mbledh ate kotigjenti i lsi.-se qe ushtroje veprimtarie e Jale
    kjo eshte katastrofale per nji shoqeri. .

    LSI-a duhet paditur nga prindrit e ktyre te rinjeve dhe ti rrembeje Miljona per perdorim te femijeve te tyre ,e devijim nga rruga e drejte e shkollimit edukates njerezore e kultures .
    kto i pregatisin per prostitucion rinine kulmi cfar politikanesh ordinere e maskarenje ka ai vend
    e asnjeri nuk shqetesohet

    i injektojne rinise vetem veset negative

    dhunen ne rruge ,te kapim me force ate qe duan ,
    kurverin , te vrapuarit mbas degjenrimit boooooo

    as ne afrike nuk behet nji politike e tille degjenerimi total i rinise
    dhe asnji nuk flet ne ate vend ,
    sikur gjithcka eshte ok
    puuuuuuuuuuuuuuuuuuupupu cfar katastrofe

  • “Rendesi” ka qe jemi te paret. Jo per cdo gje jemi te fundit ne Europe de…
    Çudi!! Po te shohesh rrjetet sociale, nga fejsbuket e deri tek anal-istet tane, del qe jo vetem te gjithe jane te ditur, por dine dhe gjithçka…

  • sali,meta,luli,duma,gjarperianji etj,etj,kumbojne trute arabistanase, per gjithe kohen.
    Eshte nje lloj tumori malinj ne trute e tyre,qe po ben perpjekje per ta hequr jo vdesin por ngordhin.
    Dhe shpellaret e shumte,qe sundojne gjithandej,e zmadhojne kete kancer antihuman dhe antieuropian.

  • Posht PPSHJa qe na boni njerez me dhun , na moren me qaf , na jepnin pun shkollen dhe edukacion korrekt me dhun me zor , posht komunizmi , shyqyr qe iku ai sistem qe nuk do ti vi kurr me kti populli te ndershem e te ditur , shyqyr qe u ndrru ai sistem, se dolem siç ne jemi ne te vertet si popull , se kurveria mashtrtrusit te degjenerumit antishqiptaret ishin fshehur dhe mbajten me dhun per 50 vjet masken e te ndershmit , nga frika sistemit qe shkoj , sot jemi realist ky popull jemi ne , ky popull me kto vese qe shikoni , nuk ka vend per tu tronditur , per 50 vjet nje pjes e madhe e kti populli u ben njerez me dhun nga frika e ligjeve te atij sistemi qe shkojm , ky esht realiteti . kta jemi ne realitet ne SHQIPTARET .

    • PO KY HAJVANI

      PER CFAR PPSH-je DERDELLIS

      NGA KANE ZBRITUR KTA MAJMUNE NE FORUM !

      MOS ME PAS PPSH- dhe ARSIMIMIN E KULTUREN EDUKATEN E SAJ KOHE

      ATIJ SISTEMI SOT -KY SELIMI DHE FISI I TIJ

      DO ISHTE SHNDRUAR NE MAJMUN XHNGLE

      C’HAJVANE MBAN AJO TOKE !!!!!!!!!!

  • Posht PPSHJa qe na boni njerez me dhun , na moren me qaf , na jepnin pun shkollen dhe edukacion korrekt me dhun , me zor , posht komunizmi , shyqyr qe iku ai sistem qe nuk do ti vi kurr me kti populli te ndershem e te ditur , shyqyr qe u ndrru ai sistem, se dolem siç ne jemi ne te vertet si popull , se kurveria mashtrusit te degjenerumit antishqiptaret ishin fshehur ne at sistem , dhe mbajten me dhun per 50 vjet masken e te ndershmit , nga frika sistemit qe shkoj , sot jemi realist ky popull jemi ne , ky popull me kto vese qe shikoni , nuk ka vend per tu tronditur , per 50 vjet nje pjes e madhe e kti populli u ben njerez me dhun nga frika e ligjeve te atij sistemi qe shkoji , ky esht realiteti . kta jemi ne realitet ne SHQIPTARET .

  • Shume e deshperuar nga jeta autorja e komentit.
    Eh mor Varuzhan Pirananji cfare i ke bere kesaj vjzes plake te Monitorit. E more me qafe. Ka kohe qe cdo gje e sheh vetem zi.
    Po gjej ndonje te dashur tjeter Ornela se nuk bejne me derman viagrat per Varuzhanin.

  • O ha ha ha se te ben mir , kur je njeri me probleme dhe nuk kupton ironin , fain nuk ta kan te tjeret , thellohu gomar thellohu .

  • Jo më kot nga një studim i mëparshëm, edhe analfabetizmi funksional i shqiptarëve rezultonte 57% , më i larti në Europë. Këto sigurisht që kanë ndikim të madh edhe në nivelin e varfërisë si individ, ashtu dhe si shoqëri. Të vjen keq se pothuajse në të gjithë fushat, sigurisht për keq, jemi apo renditemi ose të parët ose të fundit, vartësisht kujt i referohemi.
    Problemi është se si mund të dilet nga kjo gjëndje. Akademia e Shkencave, Instituti i Studimeve Pedagogjike etj, të këtyre fushave a e kanë këtë shqetësim? Dëshira për të mësuar gjithë jetën lind e kultivohet qysh në fëmijëri në familje dhe pastaj, shkallë-shkallë, në të gjithë nivelet e shkollimit. Mesa duket ne kjo na ka munguar.

  • Te na rroje enveri dhe saliu qe e vrane mendjen per diturine. Por neper shkolla mungon pedagogjia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *