51 të pandehur, të cilët u arrestuan në kuadër të operacionit “One If By Land”, do të përballen sot me Gjykatën për Krimet e Rënda.
Pas përfundimit të hetimeve të Prokurorisë, sot të pandehurit do të njihen me vendimin e Gjykatës.
Prokurori Eugen Beci ka dorëzuar në Gjykatë dosjen me 95 fashikuj, ku pjesë janë dhe 450 CD me përgjime dhe materiale te tjera.
Kujtojmë këtu se këta persona akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin trafikonin shtetas shqiptarë drejt SHBA-së, Kanadasë dhe Anglisë, kundrejt shumave që varionin nga 30 mijë dollarë për në Amerikë dhe Kanada, si dhe deri në 10 mijë paund në Angli.
Gjatë operacionit u shkatërruan 7 grupe kriminale që vepronin në Shqipëri, Bullgari, Greqi, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Britani, Irlandë, SHBA e Kanada. Ata kontrabanduan 300 shqiptarë.
Pjesëtarët e këtyre grupeve kriminale përmes veprimeve aktive ndihmonin shtetasit shqiptarë të interesuar për të emigruar në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të mësipërme, duke falsifikuar dokumenta udhëtimi dhe identiteti të vendeve të BE-së.
Ata përdornin iteneraret :
– Shqipëri-Itali-Mbretëri e Bashkuar
– Shqipëri-Francë- Mbretëri e Bashkuar
– Shqipëri-Bullgari- Belgjikë – Republika Domenikane-SHBA/Kanada
– Shqipëri-Spanjë- Amerika Latine-SHBA/Kanada.
j.l./ dita

ASGJE NUK VLEN ME SHUME SE KONFISKIMI I PASURIVE. PO NUK JU KONFISKUAN ASETET E VENDOSURA ME RRUGE KRIMINALE ESHTE I KOT DENIMI NE BURG. SEPSE ÇDOKUSH I BEN HALLALL ATO VITE BURG KUNDREJT MILIARDAVE TE FITUARA.
Koment i sakte.