Pagesat e qirasë nga buxheti i shtetit, kriteret e reja dhe kategoritë përfituese

Elena Tase

Qeveria ka përcaktuar kriteret e reja që u japin të drejtë, kryesisht familjeve nga grupe të pa favorizuara apo me të ardhura të ulëta, që të përfitojnë pagesën e qirasë nga buxheti shtetit.

Në total janë 17 kategori që përfitojnë që nga individët me statusin e jetimit, tek viktimat e dhunës, komuniteti rom dhe egjiptian, gratë e vetmuara, etj. Radha e përparësisë së këtyre kategorive përcaktohet në përputhje me sistemin e pikëzimit, që miratohet me vendim të këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore, e cila përcakton dhe vlerën konkrete të subvencionimit të qirasë për banesat në pronësi të pronarit social në tregun e lirë.

Masa e subvencionimit të qirasë për çdo individ/familje llogaritet si diferenca ndërmjet qirasë reale, që paguan familja, dhe aftësisë së individit/familjes për të përballuar pagimin e qirasë, e cila llogaritet për 12 muajt e fundit.

Sipas vendimit, masa e subvencionimit të qirasë është:

a) e plotë, për të gjithë vlerën e qirasë të përcaktuar për familjet pa të ardhura;

b) e pjesshme dhe në raport të zhdrejtë me të ardhurat mesatare të individit/familjes; Kur subvencioni i qirasë është i pjesshëm, shihet mundësia e uljes së tij pas tre muajve, në varësi të të ardhurave që mund të vijnë nga punësimi apo burime të tjera të ligjshme për individët/familjet që përfitojnë prej tyre;

c) e barabartë me zero, kur një familje me të ardhura mujore mesatare shpenzon më pak se 25% të të ardhurave mujore për pagesën e qirasë. Për shembull. Një familje me 4 persona, me të ardhura familjare 60 mijë lekë në muaj, përfiton një apartament 2+1.

Sipas kritereve, familja përfshihet në grupin e dytë, me të ardhura të ulëta, dhe mund të shpenzojë vetëm 20 për qind të tyre për qiranë, çka do të thotë se pjesa tjetër subvencionohet nga buxheti i shtetit.

e.t./dita

Share This Article
1 Comment
  • Cfare hipokrizie dhe populizmi tani para zgjedhjeve nga mashtruesi Edi Rama!
    Ju paguan qerane e shtepise atyre qe nuk e paguajne te plote,ndersa mijra pensionisteve i xhvat ne faturat e energjise elektrike cdo muaj nga 20% TVSH,pra rreth 20 mije leke,ndersa nuk na ben falas transportin urban!
    Mire qe nuk ka para te na shtoje pensionet,por pse NA I MERR?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *