Rruga Tiranë-Elbasan është hapur plotësisht për trafikun. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), i cili njofton se rruga është hapur në të dyja korsitë e saj, pa asnjë kufizim.
Vonesa për hapjen e saj ka ardhur për arsye teknike lidhur me shtrimin e tapetit asfaltik, për shkak të reshjeve të shumta që kanë qenë prezent muajt e fundit.
“Pas punës intensive të këtyre muajve, ARRSH ju njofton se rruga Tiranë – Elbasan sapo u hap e plotë për trafikun dhe të gjitha mjetet, në të dyja koristë e saj, pa asnjë kufizim dhe konform te gjitha normave dhe standardeve të sigurisë. Vonesa e shkaktuar ka ardhur për arsye teknike lidhur me shtrimin e tapetit asfaltik për shkak të reshjeve që kanë shoqëruara këto muaj. Tashmë rruga është hapur plotësisht dukë shënuar një tjetër premtim te mbajtur për qytetarët“, njofton ARRSH.

Ju lutem a ka mundesi qè xhdo jav, te hapni rruget e lena per gjysem .. Ti sistemoni si dhe te gjitha Unazat si te Fjerit , si dhe ne te gjith Shqiprin se erdhi VERA dhe shtohen levizjet e e mjeteve si nga Turistet dhe nga Emigrantet. Pastaj per te miren e kti vendi , kombi e per tè miren tone e femijeve tanè.. Se rruget sjellin zhvillim ekonomik ne te gjith aspektin. Ju pershendes e ju uroj sa me shum Vullnet per te mbyllur kto akse , rrug , apo Unaza .. Gjith te mirat dhe mendoni pak jo shum po pak per kte Popull.. Me respekt nje Qytetar i Tiranes Dh. Ymerasi