Qyteti kolumbian i Sutamarchan u ngjyros me të kuqe të dielën, kur turistë e vendas “luftuan” me njëri tjetrin më domate, pjesë e traditës vjetore të njohur si “Tomatina”.
Një sasi e madhe domatesh u vu në dispozicion të pjesëmarrësve. Aktiviteti zhvillohej në një fushë, dhe pjesëmarrësit ngjyrosnin njëri-tjetrin me domate.
“Është spektakolare. Ne vijmë këtu për të shijuar këtë gjë. Gjithçka mund të ndodhë”, thotë Helmer, një nga turistët e shumtë që vijnë enkas.
“Po më pëlqen shumë. Të gjithë po zënë miq të rinj duke hedhur domate”, shton japonezi Ryuya.
Zona, që gjendet 2 orë larg kryeqytetit Bogota, njihet për prodhimin e domateve dhe Tomatina është pjesë e festivalit që shënon fundin e sezonit të korrjes në rajonin bujqësor.
Organizatori i eventit, Heyner Suarez, tha se domatet e përdorura në luftë, janë të mbetura nga kultivimi.
“Është një event që synon të mbështesë fermerët kolumbianë, ku në përdorim domate të papërshtatshme për konsum njerëzor”, thotë ai.

j.l./ dita
