Ndenjësja numër 164 e rreshtit 15 në tribunën qendrore të stadiumit “Mestalla” i është rezervuar përjetë tifozit special të Valencias.
Futbolli pa ndjekës nuk vlen dhe shembulli më i mirë vjen nga Spanja.
Një tifoz i Valencia-s siguronte çdo vit abonimin sezonal për të qenë i pranishëm në çdo ndeshje. Në moshën 54-vjeçare Vincente Aparicho humbi shikimin e megjithatë kjo nuk e ndali pasionin e tij për t’i qëndruar pranë skuadrës, vetëm për të shijuar atmosferën.
Ai ndërroi jetë në vitin 2006, por klubi spanjoll nuk e ka harruar sepse në një nga stolat e stadiumit ka vendosur statujën e tifozit, duke e përjetësuar praninë e tij.
What an amazing story of a Valencia fan who was blind since the 1950s and kept his season ticket. The club put a statue of him in his seat to remember him after his passing. pic.twitter.com/EQXXG8tIPG
— Homar Hernandez (@OfficialHomar) June 3, 2019
l.h/ dita
