“Libra falas”/ Nis aksioni i fshirjes, prindërit të irrituar: Turp!

Bora Basholli

Tani është fundi i vitit shkollor dhe prindërit bashkë me fëmijët e tyre kanë filluar punën për fshirjen e librave, pasi ato duhet të dorëzohen dhe do të përdoren nga fëmijë të tjerë.

Në lidhje me këtë vendim të qeverisë prindërit janë të pakënaqur dhe shprehen se fëmijët nuk bëjnë mësim në shkollë pasi kanë filluar me këtë aksion.

“Kur e morën ne këtë librin e djalit në shtator ishte i ri, ishte akullore. Tani ky libër kaloi një vit dhe tani duhet t’i dorëzojmë dhe libri është në këtë gjendje. Plus që fletët nuk janë më. Cilësia është zero. Fushata e fshirjen ka filluar.

Pastaj kalojmë në një komision nëse kalon apo jo. Por të fshish tani ti abetaren, ky është një turp që këtë ta marrin ata të rinjtë. Në shumë shkolla në klasë të parë fëmijët nuk bëjnë mësim po fshijnë librat. Edhe nëse fshihen librat, grisen fletët. “, u shpreh Matilda Bega, prind, në një intervistë për TCH.

“Për mua kjo është një lloj për-kujdesi ndaj librit. Unë ka përsëritur edhe mësime me fëmijën pasi po i fshihnim.”, u shpreh një tjetër prind Elma Tershana.

Çfarë ka deklaruar ministrja Shahini?

“Do të jetë një komision në nivel shkolle dhe pastaj në nivel të Drejtorisë Arsimore dhe zyrës Arsimore për të gjitha detajet do të vendosim në vijim.

Nuk dihet ende se çfarë do të vendoset për dëmtim. Mësuesit janë këshilla sesi të ruhen prindërit. Librat në fund t⌂ vitit duhet të fshihen.”, është shprehur ministrja Besa Shahini.

 

b.b/dita

Share This Article
4 Comments
  • cfare te keqe ka o njerez….I moret falas do te dorezohen te pastra ,me qofte se nuk e me mesuar femijen qe te jete i kujdesshem she edge femije Jane be fund te fundit do te besh sic te thote komisioni I shkolles edge po te blesh a to qe jane demtuar shume more u permbys dynjaja ?? Per ju qe merreni me elagu se lagu turp te kini ,doni vetem nje pale njerez te perfitojne ,pa te tjeret pune e madhe .

  • Ne parim jam dakord qe tekstet te kalojne nga njeri tek tjetri, por ne vendin tone kjo duket e parealizushme, pasi kujdesi per librin tek ne eshte minimal dhe per me teper kur eshte falas.Libri i ri i dhuruar, brenda vitit shkollor behet i paperdorshem per pasardhesin e vitit pasues. Keshtu qe procesi i pastrimit me duket absurd ne aspektin fizik por edhe ne ate psikologjik ! E si mundet te shkoj me qejf ne shkolle nje nxenes i klases se pare, kur ne diten e pare te shkolles shkon me endren per te mesuar me nje abetare te bukur e te ilustruar me gjithfare te papriturash te cilat i shikon me kenaqesi, kur per cudi ndodhet para nje te papriture!? Abetarja te cilen e ka trasheguar nga paraardhesi jo vetem qe nuk i ka fletet tamam, por edhe ato qe i ka, jane te mbushura me zhgarravina! Nder te tjera me duket se ky fenomen bie ndesh edhe me vete pedagogjine mbi edukaten ! Nxenesit te klases se pare duke marre ne dore nje liber te till te zhgarravitur, nuk do ti duket cudi masakrimi i nje teksti. Nuk e di, mbase vertet mund te jete nje kosto jo e vogel per shtetin per te dhuruar tekstet per grupe te caktuara nxenesish, por kjo metode, kalimi nga njera dore tek tjetra, me duket fare e papershtateshme.

    • Te pakten per dy apo tre vitet e para te shkolles (dmth kl.e pare /e dyte/e trete)te jep en cdo vit te rinj te gezoj dhe ta shijoj librin nx qe ulet pwr here te pare ne bankat e shkolles

  • Librat falas jane si “shendetesia falas”,si “bashkeqeverisja me vqytetaret”,si “Shqiperia qe duam” apo “bashkia qe duam” etj!
    Te gjitha jane slogane populiste MASHTRUESE vetem per konsum mediatik,qe te zbukurojne imazhin mashtrues te sundimit despotik te Ramesa dhe Veliajt!
    Rama dhe Veliaj jane njelloj si dyshja sewrbo-kroate Tito-Rankovic, qe perdoren sundimin e tyre per te percare popujt ne ish Jugosllavi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *